Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian

Bashkimi Evropian e intensifikoi luftën për sundim të ligjit në Poloni më 5 qershor, kur gjykata më e lartë e bllokut evropian e konfirmoi se Varshava nuk i kishte respektuar rregullat e BE-së për pavarësi të gjyqësorit, raporton REL. Lidhur me këtë akuzë, Polonia, anëtare e BE-së, tashmë ka humbur mbi gjysmë miliardë euro në […]

Gjykata e BE-së: Reforma në drejtësi e Polonisë shkel ligjin evropian
Flamuri i Polonisë dhe Bashkimit Evropian në Poloni. Foto nga Faton Curri / Portalb.

Bashkimi Evropian e intensifikoi luftën për sundim të ligjit në Poloni më 5 qershor, kur gjykata më e lartë e bllokut evropian e konfirmoi se Varshava nuk i kishte respektuar rregullat e BE-së për pavarësi të gjyqësorit, raporton REL.

Lidhur me këtë akuzë, Polonia, anëtare e BE-së, tashmë ka humbur mbi gjysmë miliardë euro në gjoba.

Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi të hënën se reforma e drejtësisë e Polonisë e vitit 2019 ka shkelur ligjin e BE-së pasi Komisioni Evropian, dega ekzekutive e bllokut evropian, pretendoi se Gjykatës së Lartë polake i mungonte pavarësia dhe paanësia.

“Me vendimin e sotëm, Gjykata e lë në fuqi veprimin e Komisionit”, thuhet në një deklaratë të Gjykatës Evropiane të Drejtësisë.