Gruda i PDK-së: VV-së i dështoi plani për kapjen e Prokurorisë me dështimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial

Gjykata Kushtetuese  ka shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar. Disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës. Në një intervistë për Front […]

Gruda i PDK-së: VV-së i dështoi plani për kapjen e Prokurorisë me dështimin e Ligjit për Këshillin Prokurorial
gruda-i-pdk-se:-vv-se-i-deshtoi-plani-per-kapjen-e-prokurorise-me-deshtimin-e-ligjit-per-keshillin-prokurorial

gruda-i-pdk-se:-vv-se-i-deshtoi-plani-per-kapjen-e-prokurorise-me-deshtimin-e-ligjit-per-keshillin-prokurorial

Gjykata Kushtetuese  ka shpallë të pavlefshëm Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës (KPK), pas kërkesës për vlerësim të kushtetutshmërisë së këtij ligji nga deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, vitin e shkuar.

Disa nene të këtij ligji janë vlerësuar në mospërputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në një intervistë për Front Online, Përparim Gruda, koordinator i Departamentit për Drejtësi në kuadër të Kabinetit për Qeverisje të Mirë (KQM) të Partisë Demokratike të Kosovës, thotë se VV kishte qëllim të kapte Prokurorinë.

“Ai ligj ka qenë ndesh me Kushtetutën, tendenca ka qenë të krijohet një përbërje e Këshillit prokurorial, e cila është e kontrolluar nga mazhoranca parlamentare. Dukej një synim me kap këshillin prokurorial, apo prokurorinë e shtetit, që do të ishte katastrofale për Kosovën që një parti me i kontrollu të gjitha pushtetet”.

Gruda tha se subjekti i tij e mbështet Vettingun.

“Vettingun e kemi mbështet. Po realizohet siç e ka prezantuar z.Memli Krasniqi. Kryetari i kishte dërguar dokument të shkruar Albin Kurtit dhe Albulena Haxhiut, duke e zhblloku procesin dhe sot janë amandamentet Kushtetuese në Gjykatë për vlerësim”, tregoi Gruda.