Haradinaj: Aleanca po fuqizohet kudo nëpër komuna me kuadro të reja e figura të dëshmuara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me struktura të degëve të partisë nëpër komunat e Kosovës. Haradinaj ka njoftuar se sot ka takuar disa nga degët e AAK-së. “Në vazhdën e takimeve me degët e Aleancës, kam zhvilluar takim me kolegët nga Lipjani, Ferizaji, Hani Elezit dhe Vitia. […]

Haradinaj: Aleanca po fuqizohet kudo nëpër komuna me kuadro të reja e figura të dëshmuara
haradinaj:-aleanca-po-fuqizohet-kudo-neper-komuna-me-kuadro-te-reja-e-figura-te-deshmuara

haradinaj:-aleanca-po-fuqizohet-kudo-neper-komuna-me-kuadro-te-reja-e-figura-te-deshmuara

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka vazhduar takimet me struktura të degëve të partisë nëpër komunat e Kosovës.
Haradinaj ka njoftuar se sot ka takuar disa nga degët e AAK-së.
“Në vazhdën e takimeve me degët e Aleancës, kam zhvilluar takim me kolegët nga Lipjani, Ferizaji, Hani Elezit dhe Vitia. Bashkë patëm rastin të zhvillojmë bashkëbisedim përmbajtësor për angazhimet tona të përbashkëta në fuqizimin e Aleancës, duke adresuar aspektet organizative dhe objektivat për periudhën e ardhshme”.
“Kolegët i falënderova për angazhimin dhe i urova sukses në punët që na presin”, ka thënë Haradinaj.
Haradinaj ka thënë se AAK po fuqizohet me kudro të reja.
“Aleanca në të gjitha komunat po fuqizohet çdo ditë me kuadro të reja e figura të respektuara e dëshmuara në të gjitha periudhat”, është shprehur Haradinaj.