Haradinaj pret në takim ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë për zhvillimet politike në vend

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier. Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet në vend. Sipas Haradinajt, Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që […]

Haradinaj pret në takim ambasadorin e Belgjikës, diskutojnë për zhvillimet politike në vend
haradinaj-pret-ne-takim-ambasadorin-e-belgjikes,-diskutojne-per-zhvillimet-politike-ne-vend

haradinaj-pret-ne-takim-ambasadorin-e-belgjikes,-diskutojne-per-zhvillimet-politike-ne-vend

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj ka pritur në takim ambasadorin e Belgjikës në Kosovë, Gregoire Cuvelier.

Përmes, një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, Haradinaj ka shkruar se temë diskutimi kanë qenë zhvillimet në vend.

Sipas Haradinajt, Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Postimi i tij i plotë:

Belgjika si shtet mik, gjithmonë i qëndroi përkrah Kosovës dhe ne jemi të përkushtuar që ta fuqizojmë këtë miqësi përmes marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat.

Në takimin që pata me z. Gregoire Cuvelier, ambasador i Belgjikës në Kosovë, biseduam për zhvillimet politike në vend. Me këtë rast, shpreha falënderimin ndaj ambasadorit Cuvelier për përkrahjen e vazhdueshme të tij dhe të shtetit belg, si dhe kërkova që kjo mbështetje të vazhdohet edhe më tutje në përkushtimin tonë për të qenë pjesë e familjes së madhe Evropiane dhe anëtare e NATO-s./Front Online