Haxhiu: Gjykata Kushtetuese, pengesë e madhe në reformën e drejtësisë

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha se nuk do të ketë privilegje për asnjë subjekt në vendin tonë, prandaj tha se është e vendosur për t’i zbatuar reformat e nisura dhe shumë të nevojshme në drejtësi. Ajo tha se […]

Haxhiu: Gjykata Kushtetuese, pengesë e madhe në reformën e drejtësisë
haxhiu:-gjykata-kushtetuese,-pengese-e-madhe-ne-reformen-e-drejtesise

haxhiu:-gjykata-kushtetuese,-pengese-e-madhe-ne-reformen-e-drejtesise

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka akuzuar përfaqësuesit e Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial për tendencë kushtëzimi për Ministrinë e Drejtësisë. Ajo tha se nuk do të ketë privilegje për asnjë subjekt në vendin tonë, prandaj tha se është e vendosur për t’i zbatuar reformat e nisura dhe shumë të nevojshme në drejtësi.

Ajo tha se si dikaster po vazhdohet të kundërshtohet nga KGJK dhe KPK, sidomos pasi persona nga këto institucione kërkojnë privilegje subjektive. Ajo tha se ligjet do t’i bëj qeveria, e KGJK dhe KPK duhet t’i zbatojnë ato, jo të na kushtëzojnë.

“Nuk guxojnë ata të na hyjnë në mandatin tim”, tha ajo, ndërsa tha se “askujt nuk do t’i shkoj kungulli mbi ujë”. Ajo tha se reformat do të vazhdojnë, pavarësisht kundërshtimeve dhe goditjeve që i merre.

“Ata nuk janë të interesuar për reforma por për privilegje. Kur i kam dëgjuar për privilegjet e tyre nga KGK e KPK jam habitur”, tha ajo në RTK.

Ajo foli edhe për Gjykatën Kushtetuese ku shumica e ligjeve përfundojnë aty, për të cilën tha se Gjykata Kushtuese është në dijeni se reforma në drejtësi është e domosdoshme, por i vonojnë shumë vendimet.

Haxhiu: S’ka privilegje për askënd, `askujt s`i shkon kungulli mbi ujë`

Ajo kishte kundërshtime në gjykatën Kushtetuese, e cila, sipas saj, është pengesë në reformat e drejtësisë. “Në të gjitha rastet e opozitës, aktgjykimet në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës zgjasim më shumë se një vit. Edhe ata e shkelin ligjin”, tha ajo.

“Mund ta kuptoj nëse zgjatë 3 muaj shqyrtimi i Ligjit për Konfiskimin e Pasurisë, por nuk e kuptoj pse ky Ligj merr më shumë se një vit kohë; Vetingu më shumë se 10 muaj; Këshillin Prokurorial më shumë se 10 muaj. Madje këtë ligj e kanë mbajtur 10 muaj dhe e kanë shpallur të pavlefshëm”, tha ajo, duke akuzuar Gjykatën Kushtetuese si shkelëse e ligjit dhe si pengës, sipas Haxhiut, e madhe në reformën e drejtësisë.

Ajo ka zgjedhur të kontestoj ligjet që kanë rëndësi të madhe për qytetarët, e t’i mbajnë disa njerëz aty, duke iu krijuar komoditet. Edhe të Ligji për Konfiskim të Pasurisë, sipas Haxhiut, është kontestuar për qëllime të caktuara.

Aty u përmend edhe largimi nga një punëtori treditore nga përfaqësuesit e sistemit të drejtësisë. Haxhiu kundërshtoi akuzuat e tyre, se ata janë larguar pas gjuhës kërcënuese të ministres.

Po ashtu Haxhiu tha se në Ligjin për KPK-në është kërkuar që gjyqtarët të dalin në pension në moshën 67 vjeçare, ndërsa në Supreme, të pensionohen në moshën 70 vjeçe, po ashtu të kenë sigurime shëndetësore, imunitet nga arrestimet, etj.

“Këto privilegje kurrë nuk do t’i shtyjë përpara. S ka privilegje për askënd”, tha Haxhiu duke iu bërë thirrje KPK-së dhe KGJK-së për bashkëpunim në reformimin e drejtësisë.

Reforma sipas saj, ka nis në KPK në vitin 2021, me idenë që KPK të reduktohet nga 13 anëtarë në 7, duke dëshiruar të ndalojmë korporatizimin dhe të bëjmë balancë në këtë sistem. E pasi kjo është kundërshtuar, ajo tha se është kërkuar të shtohet numri i anëtarëve në 19, por edhe kjo sipas saj, është kundërshtuar nga Komisioni i Venedikut. E tani, sipas saj, reforma duhet të vazhdojë me rekomandimet e Venecias.

Haxhiu: Sistemin e drejtësisë e kanë përcjell shumë skandale ndër vite

E pyetur se a beson se Gjykata Kushtetuese, KPK, KGJK janë të pavarur, ministrja Haxhiu tha se do të donte që të ishin të pavarura, sepse kështu e kërkon edhe Kushtetuta, mirëpo sipas saj sistemin e drejtësisë e kanë përcjell shumë skandale ndër vite.

“Këta e konsiderojnë vetën si mbretër, me shumë pushtet, që nuk i japin llogari askujt, as ndaj ligjit. Pushtetet janë të ndara por ato duhet t’I japin llogari njëri tjetrit. Nëse një prokuror ,nëse një gjyqtar nuk e bën punën si duhet ai duhet të shkarkohet, nëse një ministër nuk punon ai duhet të shkarkohet”, dekaroi Haxhiu.

Ministrja Haxhiu tha mes tjerash se dikasteri që drejton ajo përballet me pengesa të vazhdueshme e me përpjekje për të penguar punën.

“Nuk ka mungesë të vullnetit për të adresu ccështje por ka pengesa të vazhdueshme. Ne e kemi ditë deri diku se do përballemi me këto sfida, mirëpo kaq shumë përpjekje për të na ndalur nuk e kam besuar se do të ketë. Por ne jemi të vendosur që t’i shtyjmë deri në fund dhe në asnjë rrethanë nuk do lejoj që para syve tanë të ndodhë diccka e ne të heshtim”, deklaroi ministrja e drejtësisë.

E lidhur me kërkesën për të krijuar një komision hetimor për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit, ministrja Haxhiu, tha se e ka mbështetur themelimin e këtij komisioni sepse sipas saj, Prokuroria nuk po vepron.

“Dy zjarre kanë ndodhë në Institutin e mjekësisë ligjore, dhe po të kishim hetime serioze qysh në zjarrin e parë ndoshta mund të parandalohej i dyti. Ndonëse, sipas informacioneve që unë i kam në të dyja rastet thuhet se ka ndodhë jo nga dora e njeriut. Unë kam thënë në kuvend se është e rëndësishme që të krijohet komisioni hetimor që të merret edhe me mostrat edhe me zjarret”, tha mes tjerash ajo.

Duke folur për procesin e vetingut, Haxhiu tha se sfida e radhës për këtë reformë është kalimi I amandamenteve kushtetuese në Kuvendin e Kosovës, duke ditur se duhen votat e dy të tretave të depytetëve që përfaqësojnë shqiptarët dhe dy të tretat e votave të minoriteteve.

“Për këtë na duhen edhe votat e Listes Serbe. Tani Lista Serbe nuk vjen në kuvend dhe momentin që ata nuk janë të pranishme, këto shtyhen për një seancë tjetër. Krahas amandamenteve kushtetuese ne kemi dërguar edhe ligjin që rrjedh pas amandamenteve”, deklaroi Haxhiu.

Megjithatë ajo tha se nëse nuk mund të kalohen këto amandamente kushtetuese, Ministria e Drejtësisë do të vazhdojë me reformën, që ka për qëllim që t’i fuqizojë mekanizmat brenda insitucioneve që të merren edhe me vlerësim të integritetit, me përformancë e rekrutim.

Ministrja mes tjerash foli edhe për Kodin Civil për të cilin tha se nuk është dërguar deri më tani në kuvend sepse nuk kanë qenë të bindur se kalon.

Albulena Haxhiu tha tutje se një nga prioritetet e qeverisë është trajtimi i dhunës gjinore dhe dhunës në familje, duke theksuar se femicidi do të parashihet në Kodin Penal si vepër e veçantë.

“Kemi ndërrmarë shumë veprime, përveç strategjisë, ligjit që e ka votu kuvendi, kompensimi I viktimave të krimit, ndihma juridike,masa për punësimin e viktimave, protokolli për trajtimin e dhunimeve seksuale, tani kemi në plan që edhe femicidin si vepër e veccantë penale ta parashohim në Kodin Penal, deklaroi ajo duke bërë apel që mos neglizhohen rastet e dhunës në familje./RTK