Haziri për armët në veri: Kjo është e vogël në krahasim me atë çka gjendet në Kosovë

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se armatimi i gjetur dhe sekuestruar në Banjskë të Zveçanit është sasi e vogël krahasuar me atë qka gjendet në Kosovë. Haziri këtë deklarim e bëri në Tëvë1, ku po diskutohet për situatën e krijuar të dielën në veri. Haziri tha se futja e kësaj sasie të armatimit nuk […]

Haziri për armët në veri: Kjo është e vogël në krahasim me atë çka gjendet në Kosovë
haziri-per-armet-ne-veri:-kjo-eshte-e-vogel-ne-krahasim-me-ate-cka-gjendet-ne-kosove

haziri-per-armet-ne-veri:-kjo-eshte-e-vogel-ne-krahasim-me-ate-cka-gjendet-ne-kosove

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, tha se armatimi i gjetur dhe sekuestruar në Banjskë të Zveçanit është sasi e vogël krahasuar me atë qka gjendet në Kosovë.

Haziri këtë deklarim e bëri në Tëvë1, ku po diskutohet për situatën e krijuar të dielën në veri.

Haziri tha se futja e kësaj sasie të armatimit nuk ka ndodhë si neglizhencë e kontrollit të kufirit nga Policia e Kosovës e as për shkak të mungesës së koordinimit me ndërkombëtarët, por sipas tij kufiri i Kosovës nuk është menaxhuar gjithmonë nga Kosova.

“Ka pas koordinim me bashkësinë ndërkombëtare por, me lejoni të them një të vërtetë të madhe. Njësitë speciale në kuadër të Policisë së Kosovës janë themeluar prej vitit 2006. Ne, kontrollin e kufirit e kemi marrë shumë vonë. Kontrolli i kufirit ka qenë me mandat të NATO-s. ‘Kosovarizimi’ le t’themi i mandateve ka ndodhë … një sasi e armatimit të ri ka mundur të hyjë vonë, por një pjesë e madhe e armatimit, kjo është e vogël në krahasim me atë çka gjendet në Kosovë”, u shpreh Haziri.

Sipas tij, marrëveshja e Kumanovës i ka detyruar forcat policore me u “deblloku” dhe me u bartë prej Kosovës për disa ditë, kohë kjo kur sipas Hazirit ka mundur të futet sasia më e madhe e armatimit në Kosovë.

“Marrëveshja e Kumanovës i ka detyru forcat policore ushtarake dhe institucionet tjera të luftës me u deblloku, edhe administratën në okupim që ne e kemi quajtur, m’u deblloku prej Kosovës m’u bartë për disa ditë. Ata i kanë bartë mjetet e tyre edhe personelin e tyre, mos harroni, prapa ka lënë shumë…”, tha ndër të tjera Haziri.