Haziri: Për tre vjet Kurti nuk përmbushi asgjë nga çka premtoi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikoi qeverinë në pushtet duke thënë se në LDK e kanë bërë analizën e tyre dhe se për këto tre vjet asgjë nuk ka ndodhur në atë që ka premtuar Kurti dhe se gjithçka që ka ndodhur nuk ka qenë pjesë e programit të tij. “Programin ne e njohim shumë […]

Haziri: Për tre vjet Kurti nuk përmbushi asgjë nga çka premtoi
haziri:-per-tre-vjet-kurti-nuk-permbushi-asgje-nga-cka-premtoi

haziri:-per-tre-vjet-kurti-nuk-permbushi-asgje-nga-cka-premtoi

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, kritikoi qeverinë në pushtet duke thënë se në LDK e kanë bërë analizën e tyre dhe se për këto tre vjet asgjë nuk ka ndodhur në atë që ka premtuar Kurti dhe se gjithçka që ka ndodhur nuk ka qenë pjesë e programit të tij.

“Programin ne e njohim shumë mirë sepse pjesa kryesore e këtij programi është nga Qeveria Kurti 1,  në të cilën LDK-ja ka qenë bartëse kryesore dhe pjesa më e madhe e programit të harmonizuar ka qenë e plasuar nga LDK-ja dhe grupi ynë i ekspertëve, teknokratëve tanë dhe pjesa politike, përfshirë deputetë dhe ish-deputetë e ish-ministra, njerëz që e njohin shumë mirë punën e kabinetit qeveritar, të cilët kanë nxjerrë konkludim që nuk kemi zbatim të politikave të programit që sot ekziston ose ka qenë i premtuar”, deklaroi Haziri për emisionin Edicioni Special në Klan Kosova.

Tutje ai shtoi se krejt çka ka ndodhur në këtë qeverisje është punuar në parimin ditor.

“Parimi ditor i qeverisjes është sot për nesër – nëse mund ta quajmë qeverisje sepse de facto Kosova po administrohet nga Albin Kurti, nuk po qeveriset nga askush, dhe nëse shohim në segmente të caktuara, rezultatet do të jenë shokuese, sikur që ka ndodhur me shumë procese deri tani që janë premtuar”, shtoi Haziri.