Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për helmimin e 140 personave në Malishevë. Në njoftim thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit K.Sh., në kohëzgjatje prej 30 ditësh. I njëjti gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, me vendim të Prokurorit të […]

Helmimi i 140 personave në Malishevë, prokuroria kërkon paraburgim për pronarin e lokalit
helmimi-i-140-personave-ne-malisheve,-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-pronarin-e-lokalit

helmimi-i-140-personave-ne-malisheve,-prokuroria-kerkon-paraburgim-per-pronarin-e-lokalit

Prokuroria Themelore në Gjakovë, ka njoftuar se është marrë aktvendim për fillimin e hetimeve për helmimin e 140 personave në Malishevë.

Në njoftim thuhet se prokuroria ka paraqitur kërkesën për paraburgim ndaj të pandehurit K.Sh., në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

I njëjti gjendet nën masën e ndalimit për 48 orë, me vendim të Prokurorit të Shtetit.

“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri K.SH, ka kryer veprën penale “Prodhimi dhe vënia në qarkullim e artikujve të dëmshëm ushqimorë”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.