Herën e parë votoi kundër, cila do të jetë vota e deputetit të VV-së për Kodin Civil?

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami vitin e kaluar ka votuar kundër Kodit Civil. Por, tashmë kur ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka paralajmëruar që Kodi Civil përsëri këtë vit do të hidhet për votim në Kuvend, Bajrami ka thënë se beson se do të  ketë një Kod Civil të ripërpunuar, pa dashur të tregojë […]

Herën e parë votoi kundër, cila do të jetë vota e deputetit të VV-së për Kodin Civil?
heren-e-pare-votoi-kunder,-cila-do-te-jete-vota-e-deputetit-te-vv-se-per-kodin-civil?

heren-e-pare-votoi-kunder,-cila-do-te-jete-vota-e-deputetit-te-vv-se-per-kodin-civil?


Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Alban Bajrami vitin e kaluar ka votuar kundër Kodit Civil.

Por, tashmë kur ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka paralajmëruar që Kodi Civil përsëri këtë vit do të hidhet për votim në Kuvend, Bajrami ka thënë se beson se do të  ketë një Kod Civil të ripërpunuar, pa dashur të tregojë se a ka ndryshuar qëndrim.

“Po, besoj që në të ardhmen do të kemi një kod të ripërpunuar edhe në pikat tjera të caktuara të cilat po besoj se iu ka dhënë mundësia edhe ministrisë të përmirësojë ndoshta edhe të avancojë edhe më tepër pikat e caktuara dhe besoj se do të mund të gjendet një gjuhë, kurse në raport me deklarimet se kur do të vijë unë vetëm e kam dëgjuar por nuk është se e kam parë në planin legjislativ se kur do të vijë ky kod”, ka thënë deputeti Bajrami.

I, pyetur se si do të votojë nëse i njëjti nuk ka pësuar ndryshime, ai ka pasur këtë përgjigje.

“Nuk mundem me paragjykuar. Ministrja ka deklaruar që Kodi do të vijë në Kuvend, nuk e di çfarë ka thënë tjetër, prandaj nuk mund të paragjykoj se a e ka sjellë të njëjtin, por në fakt kur një ligj bie poshtë nuk sillet i njëjti, është e paarsyeshme”, ka deklaruar Bajrami.