Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, edhe sot ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë Kurti. Ai, përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se këta demagogë dialogun e zhvillojnë skutave dhe se arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të […]

Hoti me kritika ndaj Qeverisë: Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht
hoti-me-kritika-ndaj-qeverise:-shtetin-e-kosoves-e-ruajt-zoti,-se-zot-shtepie-nuk-ka-momentalisht

hoti-me-kritika-ndaj-qeverise:-shtetin-e-kosoves-e-ruajt-zoti,-se-zot-shtepie-nuk-ka-momentalisht

Ish-kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti, edhe sot ka vazhduar me kritika ndaj qeverisë Kurti.

Ai, përmes, një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se këta demagogë dialogun e zhvillojnë skutave dhe se arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit.

Sipas tij, shtetin e Kosovës duhet ta ruajë Zoti, sepse zot shtëpie momentalisht nuk ka.

Postimi i tij i plotë:

Këta demagogë heqin dorë nga dialogu për njohje reciproke, që kishte nisur në qeverinë paraprake në koordinim me aleatët, e që zhvillohej në Bruksel e Uashington.

Dialogun e zhvillojnë skutave, hoteleve të plazheve e në darka private. Arrijnë marrëveshje të përkohshme në villën e Titos në Ohër, ku marrin obligime për autonomi për serbët dhe zbatim të asociacionit, të cilin e kishin kundërshtuar dhunshëm, në këmbim të disa obligimeve gjysmake, abstrakte e të paverifikueshme që pala serbe duhet të përmbushë.

E tash ankohen e “kërcënojnë” aleatët pse ata po i kushtëzojnë proceset euro-integruese të Kosovës me respektim të kësaj marrëveshje.

Shtetin e Kosovës e ruajt Zoti, se zot shtëpie nuk ka momentalisht!