Hoti: Qeveria “Kurti” i ka bërë dëm të madh integrimit euro-atlantik të Kosovës

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Qeveria Kurti i ka bërë dëm vendit për integrimin euroatlantik. Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka përmendur disa prej dështimeve që mendon se i pati Qeveria Kurti në mandatin e dytë qeverisës. “Qeveria aktuale në fillim të mandatit e braktisi dialogun për njohje reciproke, të nisur në […]

Hoti: Qeveria “Kurti” i ka bërë dëm të madh integrimit euro-atlantik të Kosovës
hoti:-qeveria-“kurti”-i-ka-bere-dem-te-madh-integrimit-euro-atlantik-te-kosoves

hoti:-qeveria-“kurti”-i-ka-bere-dem-te-madh-integrimit-euro-atlantik-te-kosoves

Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se Qeveria Kurti i ka bërë dëm vendit për integrimin euroatlantik.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoti ka përmendur disa prej dështimeve që mendon se i pati Qeveria Kurti në mandatin e dytë qeverisës.

“Qeveria aktuale në fillim të mandatit e braktisi dialogun për njohje reciproke, të nisur në qeverinë paraprake me mbështetje të aleatëve. Vendosi kushte për dialog, të cilat nuk u morën parasysh as nga ndërmjetësi i BE-së, e as nga aleatët. E nisi dialogun pa kushte. E pranoi marrëveshjen e Brukselit/Ohrit, e cila në qendër nuk e ka njohje reciproke, por i ka garancitë për vetë-menaxhim për komunitetin serb dhe kishën ortodokse serbe. Në nëntor 2023, e pranoi nga BE-ja draft-statutin e asociacionit, të cilin nuk e refuzoi. Tani çuditet pse dërgimi i atij drafti në Gjykatën Kushtetuese po i vendoset si kusht për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Kjo qeveri i ka bërë dëm të madh dhe afatgjatë integrimit euro-atlantik të Kosovës, duke na kurthuar në një marrëveshje që nuk parasheh njohjen, që e liron Serbinë nga ky obligim në progresin e saj drejt BE-së”, shkroi Hoti. /FrontOnline/