“I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj”, Haradinaj: Besoj se Apeli do ta lirojë nga akuzat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që dënoi sot ish-ministrin e tij, Pal Lekaj, me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv lidhur me rastin e 53-milionëshit. Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e Lekajt dhe se Gjykata e Apelit do ta lirojë nga […]

“I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj”, Haradinaj: Besoj se Apeli do ta lirojë nga akuzat
“i-bindur-ne-pafajesine-e-kolegut-lekaj”,-haradinaj:-besoj-se-apeli-do-ta-liroje-nga-akuzat

“i-bindur-ne-pafajesine-e-kolegut-lekaj”,-haradinaj:-besoj-se-apeli-do-ta-liroje-nga-akuzat

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është shprehur i befasuar me vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës që dënoi sot ish-ministrin e tij, Pal Lekaj, me 3 vjet e tetë muaj burgim efektiv lidhur me rastin e 53-milionëshit.

Haradinaj ka thënë se beson në pafajësinë e Lekajt dhe se Gjykata e Apelit do ta lirojë nga çdo akuzë.

“Jam i befasuar nga vendimi i sotëm i Gjykatës Themelore për rastin e kolegut Pal Lekaj! Dua të besoj fuqishëm në sistemin e drejtësisë dhe në Gjykatën e Apelit e cila do ta zbardhë të vërtetën dhe do ta shkarkojë nga çdo akuzë ish-ministrin Lekaj.  Çdo person është i pafajshëm deri në një vendim të formës së prerë! I bindur në pafajësinë e kolegut Lekaj!”, ka shkruar Haradinaj.