IKSHPK-ja për kancerin e qafës së mitrës: Vaksinohuni, kontrollohuni dhe qëndroni të mbrojtur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel për vaksinim dhe kontrolla për kancerin e qafës së mitrës. Në njoftim thuhet se vaksinat janë mburojë thelbësore. “Vaksinat janë mburojë thelbësore kundër sëmundjeve si #Kanceri i qafës së mitrës. Le të ngrisim vetëdijen gjatë muajit janar për #Kancerin e qafës së mitrës! #vaksinohun, kontrollohu […]

IKSHPK-ja për kancerin e qafës së mitrës: Vaksinohuni, kontrollohuni dhe qëndroni të mbrojtur
ikshpk-ja-per-kancerin-e-qafes-se-mitres:-vaksinohuni,-kontrollohuni-dhe-qendroni-te-mbrojtur

ikshpk-ja-per-kancerin-e-qafes-se-mitres:-vaksinohuni,-kontrollohuni-dhe-qendroni-te-mbrojtur

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në Kosovë ka bërë apel për vaksinim dhe kontrolla për kancerin e qafës së mitrës.

Në njoftim thuhet se vaksinat janë mburojë thelbësore.

“Vaksinat janë mburojë thelbësore kundër sëmundjeve si #Kanceri i qafës së mitrës. Le të ngrisim vetëdijen gjatë muajit janar për #Kancerin e qafës së mitrës! #vaksinohun, kontrollohu dhe qëndro i mbrojtur.”

Vaksina HPV është shumë efektive sipas IKSHPK’së.

“Është muaji i vetëdijesimit për #Kancerin e qafës së mitrës! Vaksina #HPV është shumë efektive. Mund të parandalojë 9ë nga 10 raste të HPV – shkaku numër 1 i kancerit të qafës së mitrës. Po, Vaksinat Funksionojnë!”

IKSHPK thotë se vaksinimi mund të bëhet nga mosha 9 deri në 14 vjet, ndërsa kontrollat nga mosha 30 vjeç.