Instituti GAP: Në vitin 2023 u lëshuan 3,646 leje-qëndrime të përkohshme për arsye punësimi

Derisa vetëm për katër muaj të vitit 2023 janë bërë mbi 1500 kërkesa për leje qëndrim me qellim të punësimit, nga Instituti GAP kanë deklaruar për Front Online se për gjithë vitin, pra në periudhën janar-dhjetor 2023 janë lëshuar gjithsej 3,646 leje-qëndrime të përkohshme për arsye punësimi. Anisa Zogaj hulumtuese në Institutin GAP, deklaron për Front Online se prej […]

Instituti GAP: Në vitin 2023 u lëshuan 3,646 leje-qëndrime të përkohshme për arsye punësimi
instituti-gap:-ne-vitin-2023-u-leshuan-3,646-leje-qendrime-te-perkohshme-per-arsye-punesimi

instituti-gap:-ne-vitin-2023-u-leshuan-3,646-leje-qendrime-te-perkohshme-per-arsye-punesimi


Derisa vetëm për katër muaj të vitit 2023 janë bërë mbi 1500 kërkesa për leje qëndrim me qellim të punësimit, nga Instituti GAP kanë deklaruar për Front Online se për gjithë vitin, pra në periudhën janar-dhjetor 2023 janë lëshuar gjithsej 3,646 leje-qëndrime të përkohshme për arsye punësimi.

Anisa Zogaj hulumtuese në Institutin GAP, deklaron për Front Online se prej këtyre leje-qëndrime janë 1,004 për shtetas nga Turqia, 722 nga Bangladeshi, 465 nga Serbia, 440 nga Shqipëria, 211 nga Maqedonia e Veriut dhe 804 nga vende tjera.

Sipas saj ngjashëm, në vitin paraprak (2022), numri i personave të cilët u pajisën me leje-qëndrime për arsye punësimi ishte ekuivalent me 2,979.

Pothuajse gjysma e aplikimeve janë aplikime për herë të dytë, që nënkupton, vazhdimësi e leje-qëndrimeve.

Ajo tregon edhe arsyet se përse kompanitë kosovare po detyrohen të kërkojnë punëtorë edhe nga vendet e huaja.

“Në mungesë të fuqisë punëtore, bizneset detyrohen të kërkojnë punëtorë jashtë vendit. Sipas anketës së kryer nga Instituti GAP në lidhje me sektorët të cilët priten të preken më së shumti nga emigrimi i fuqisë punëtore, del që sektorët të cilët ndikohen më së shumti janë ndërtimtaria, hoteleria dhe gastronomia, ndjekur nga sektori i tregtisë me shumicë dhe pakicë, dhe prodhimi. Të njëjtit janë sektorët të cilët kanë numrin më të madh të të punësuarve, dhe produktivitetin më të lartë, por me rroga nën rrogën mesatare në Kosovë. Në përballje me mungesë të punëtorëve në këta sektorë, bizneset janë të detyruar të gjejnë zëvendësim nga punëtorët e shteteve tjera”, është shprehur Zogaj, për Front Online.

Sipas Zogajt, nëse ky trend vazhdon atëherë bizneset do të detyrohen të ofrojnë kushte më të mira të punësimit.

“Duke pasur parasysh qe zëvendësimi i fuqisë punëtore të cilët largohen nga Kosova, me fuqi punëtore nga shtetet e huaja, nuk është i mjaftueshëm, bizneset do të detyrohen të ofrojnë kushte më të mira të punësimit, përfshirë rritje të pagave, respektim të kontratës së punës, orarit të punës, pushimit vjetor dhe të ngjashme”, ka shtuar Zogaj.

Punësimi i shtetaseve të huaj në Kosovë është i rregulluar me Ligjin për të huajt.

Sipas këtij ligji, personat fizikë, që nuk janë shtetas të Kosovës, kur dëshirojnë të punojnë në territorin e Kosovës duhet të pajisen me leje pune.

Për lejeqëndrim me qëllim të punës, shtetasi i huaj duhet të grumbullojë një varg dokumentesh – në mesin e tyre: kontrata e punës, dëshmia që nuk është i dënuar, dëshmia për arsimimin dhe kualifikimin që ka, sigurimi shëndetësor e të tjera.

Mbledhja dhe procedimi i tyre shpesh marrin muaj të tërë kohë.

Leja e qëndrimit të përkohshëm për qëllime pune lëshohet për 6 muaj deri në 1 vit.

Pas kësaj periudhe, kjo leje ripërtërihet dhe mund të merret edhe leje e përhershme qëndrimi./Front Online/