Ish – ambasadori në Shkup: Krimi e keqqeverisja po e degradojnë shtetin, urgjentisht në zgjedhje

Ish -ambasadori i Kosovës në Maqedoni Veriore thotë se krimi e kapja e shtetit, po degradojnë shtetin.Andaj, sipas tij duhet të shkohet në zgjedhje. “Dēshtimet e njëpasnjëshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit sidomos në diplomaci po mundohen të kamuflohen me blic skandale rajonale. Krimi, korrupsioni, keqëqeverisja, kapja e shtetit, nepotizmi dhe skandalet ditore janë […]

Ish – ambasadori në Shkup: Krimi e keqqeverisja po e degradojnë shtetin, urgjentisht në zgjedhje
ish-–-ambasadori-ne-shkup:-krimi-e-keqqeverisja-po-e-degradojne-shtetin,-urgjentisht-ne-zgjedhje

ish-–-ambasadori-ne-shkup:-krimi-e-keqqeverisja-po-e-degradojne-shtetin,-urgjentisht-ne-zgjedhje


Ish -ambasadori i Kosovës në Maqedoni Veriore thotë se krimi e kapja e shtetit, po degradojnë shtetin.Andaj, sipas tij duhet të shkohet në zgjedhje.

“Dēshtimet e njëpasnjëshme të Albin Kurtit dhe Vjosa Osmanit sidomos në diplomaci po mundohen të kamuflohen me blic skandale rajonale. Krimi, korrupsioni, keqëqeverisja, kapja e shtetit, nepotizmi dhe skandalet ditore janë duke e degraduar shtetin e Kosovēs dhe kjo qeveri është duke e bërë krejtësisht të kundërten e asaj që i ka premtuar elektoratit dhe si e tillë urgjent duhet të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme për ta kthyer në normalitet Republikën e Kosovës”, u shpreh ai për Front Online.

Përndryshe, kryeministri Kurti ditë më parë mori pjesë në përurimin e një rruge me emrin e veprimtarit Adem Demaçi në Çair të Shkupit, ndërsa në Tetovë mori pjesë në lëshimin në përdorim të një rruge në Malësinë e Tetovës.

Gjatë kësaj vizite, Kurti dhe kreu i Tetovës, Bilall Kasami, folën edhe mbi nevojën e hapjes së një tuneli me gjatësi prej rreth 6 kilometrash për lidhjen e Tetovës dhe Prizrenin.

Pas kësaj, policia maqedonase i mori në pyetje dhe ngriti kallëzime penale kundër kryetarit të Tetovës, Bilall Kasami dhe atij të Çairit, Visar Ganiu, me arsyetimin se nuk respektuan rregullat protokollare shtetërore.

/Front Online/