Katër të arrestuarit e dyshuar për disa vepra penale dërgohen në paraburgim, tri gratë në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve, të dyshuar për veprat penale: ndërhyrje në sisteme kompjuterike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje. “Gjyqtari i  Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve N.S, D.B, M.D, K.S  iu është caktuar masa e paraburgimit […]

Katër të arrestuarit e dyshuar për disa vepra penale dërgohen në paraburgim, tri gratë në arrest shtëpiak

Gjykata Themelore në Prishtinë ka vendosur masën e paraburgimit ndaj shtatë të pandehurve, të dyshuar për veprat penale: ndërhyrje në sisteme kompjuterike, shpëlarje parash dhe armëmbajtje pa leje.

“Gjyqtari i  Procedurës Paraprake ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe të pandehurve N.S, D.B, M.D, K.S  iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji për secilin, kurse pandehurave E.S, A.J, G.S dhe  të njëjtave iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji, për secilën”, thuhet në kumtesë.