Iu konfiskuan mbi një kilogram substancë narkotike, arrestohen dy persona në Prishtinë

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike. Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Prishtinë. Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është […]

Iu konfiskuan mbi një kilogram substancë narkotike, arrestohen dy persona në Prishtinë
iu-konfiskuan-mbi-nje-kilogram-substance-narkotike,-arrestohen-dy-persona-ne-prishtine

iu-konfiskuan-mbi-nje-kilogram-substance-narkotike,-arrestohen-dy-persona-ne-prishtine

Dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar substancë e dyshuar narkotike.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 18:50 në rrugën “Lekë Dukagjini”, në Prishtinë.

Tutje bëhet e ditur se lidhur me rastin është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë.

“Rr. Lekë Dukagjini, Prishtinë  15.11.2023-18:50. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që gjatë kontrollit tek të njëjtit dhe në veturën e tyre janë gjetur dhe konfiskuar 9.6 gram substancë e dyshuar narkotike. Lidhur me rastin në konsultim me prokurorin, është bastisur shtëpia e njërit të dyshuar me ç’rast janë gjetur dhe konfiskuar edhe 1 kg e 175.1 gram substance narkotike e llojit marihuanë , një revole Zoraki me një karikator me një fishek dhe një peshore digjitale”, thuhet në raport.

Ndërkaq, me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./Front Online