Jasharaj: Ironike ngritja e koeficientit për pesë euro, Qeveria po u ik sindikatave

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online tha se ngritja e koeficientit për pesë euro është ironike. Jasharaj tha se Qeveria Kurti po iu ik sindikatave. “Të gjitha kërkesat tona nuk janë përfill, këtë po e them ngase Qeveria Kurti ka qasje të gabuar ndaj dialogut dhe e mohon, i ik […]

Jasharaj: Ironike ngritja e koeficientit për pesë euro, Qeveria po u ik sindikatave
jasharaj:-ironike-ngritja-e-koeficientit-per-pese-euro,-qeveria-po-u-ik-sindikatave

jasharaj:-ironike-ngritja-e-koeficientit-per-pese-euro,-qeveria-po-u-ik-sindikatave


Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj në një prononcim për Front Online tha se ngritja e koeficientit për pesë euro është ironike.

Jasharaj tha se Qeveria Kurti po iu ik sindikatave.

“Të gjitha kërkesat tona nuk janë përfill, këtë po e them ngase Qeveria Kurti ka qasje të gabuar ndaj dialogut dhe e mohon, i ik dialogut me sindikatat dhe nuk i merr parasysh kërkesat legjitime të tyre, por vendos ashtu siç do vet. Kjo ngritje është ironike dhe ka bërë që të ketë edhe më shumë pakënaqësi tek punëtorët e arsimit, por jo vetëm”, deklaroi ai për Front Online.