Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, Elshani: Kemi gjetur mjete eksploduese te “Tre Rrokaqiejt”

Front Online pak më parë raportoi që Policia është duke zhvilluar aksion në disa lokacione në veri të vendit. Ky aksion lidhet me sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë. Ndërsa, pak minuta më parë Zëvëndësdrejtori  i policisë në veri Veton Elshani, ka thënë për Front Online se në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, janë gjetur mjete të […]

Aksioni i Policisë së Kosovës në veri, Elshani: Kemi gjetur mjete eksploduese te “Tre Rrokaqiejt”
aksioni-i-policise-se-kosoves-ne-veri,-elshani:-kemi-gjetur-mjete-eksploduese-te-“tre-rrokaqiejt”

aksioni-i-policise-se-kosoves-ne-veri,-elshani:-kemi-gjetur-mjete-eksploduese-te-“tre-rrokaqiejt”


Front Online pak më parë raportoi që Policia është duke zhvilluar aksion në disa lokacione në veri të vendit.

Ky aksion lidhet me sulmin e 24 shtatorit në Bansjkë.

Ndërsa, pak minuta më parë Zëvëndësdrejtori  i policisë në veri Veton Elshani, ka thënë për Front Online se në lagjen “Tre Rrokaqiejt”, janë gjetur mjete të paeksploduara.

“Aksioni është duke u zhvilluar. Te ‘Tre Rrokaqiejt’, janë gjetur mjete të paeksploduara, ka thënë shkurt ai.

I, pyetur se a ka persona të arrestuar deri më tani, Elshani ka deklaruar se për gjithçka të re do të njoftoheni me kohë./Front Online