Kaçaniku: Shteti i përgjumur, paratë e falsifikuara ndikojnë shumë në buxhetin shtetëror

Selatin Kaçaniku nga “Konsumatori” e ka vlerësuar ndryshe çështjen e parave të falsifikuara. Ai thotë për Front Online se kjo dukuri ndikon shumë për buxhetin shtetëror. Sasia e kapur prej 85 mijë euro, sipas Kaçanikut mund të qarkullojë çdo javë. “Qarkullimi i 2 eurove të falsifikuara ndikon në tregun kosovar, tash e sa vite janë […]

Kaçaniku: Shteti i përgjumur, paratë e falsifikuara ndikojnë shumë në buxhetin shtetëror
kacaniku:-shteti-i-pergjumur,-parate-e-falsifikuara-ndikojne-shume-ne-buxhetin-shteteror

kacaniku:-shteti-i-pergjumur,-parate-e-falsifikuara-ndikojne-shume-ne-buxhetin-shteteror


Selatin Kaçaniku nga “Konsumatori” e ka vlerësuar ndryshe çështjen e parave të falsifikuara.

Ai thotë për Front Online se kjo dukuri ndikon shumë për buxhetin shtetëror.

Sasia e kapur prej 85 mijë euro, sipas Kaçanikut mund të qarkullojë çdo javë.

“Qarkullimi i 2 eurove të falsifikuara ndikon në tregun kosovar, tash e sa vite janë në qarkullim. Kjo sasi që është gjetur sot mundët të qarkulloj çdo javë, kjo kushton shumë për shtetin e buxhetin në veçanti i nervozon qytetarët konsumator”, tregoi Kaçaniku.

Disa biznese në Kosovë nuk po pranojnë monedhat dy euro.

Kaçaniku thotë se kanë drejtë të vetëmbrohen pasi shteti është në gjumë.

“Nëse shteti të cilin e ka themelu qytetari dhe e cili e financon nuk vepron, ai është i detyruar mu vetëmbrojt. Shteti duke qenë i përgjumur që sa vite i ka stimuluar të veprojnë bizneset”, theksoi ai.

Ai tregon si parandalohet ky fenomen.

“Me kontrollin nga shteti dhe me kryerjen e funksioneve nga të gjitha institucionet. Po t’i kryente detyrat e veta përpara Qeveria e më hershme dhe kjo e tanishmja kjo çështje ish zgjedh më herët”, ka thënë Kaçaniku.