Kërkesat e opozitës për Policinë, ish-drejtori: I kam kërkuar për 20 vite, më thonin që s’kanë pare

PDK përmes një rezolute për kërkon mbështetje financiare për Policinë e Kosovës. Kjo, rezolutë e tyre erdhi pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator. Partitë opozitare (PDK, LDK, AAK) thirrën seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, mirëpo për së dyti herë dështoi. Kjo, për shkak që deputetët e LVV-së e […]

Kërkesat e opozitës për Policinë, ish-drejtori: I kam kërkuar për 20 vite, më thonin që s’kanë pare
kerkesat-e-opozites-per-policine,-ish-drejtori:-i-kam-kerkuar-per-20-vite,-me-thonin-qe-s’kane-pare

kerkesat-e-opozites-per-policine,-ish-drejtori:-i-kam-kerkuar-per-20-vite,-me-thonin-qe-s’kane-pare

PDK përmes një rezolute për kërkon mbështetje financiare për Policinë e Kosovës.

Kjo, rezolutë e tyre erdhi pas sulmit terrorist që ndodhi në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator.

Partitë opozitare (PDK, LDK, AAK) thirrën seancë të jashtëzakonshme për këtë çështje, mirëpo për së dyti herë dështoi.

Kjo, për shkak që deputetët e LVV-së e bojkotuan atë.

E, pikërisht nga ato parti që po kërkohet realizimi i kërkesave për policinë, dikur Sheremet Ahmeti i ka kërkuar kur ishte në krye të këtij institucioni.

Mirëpo, ai në një prononcim për Front Online tha që nuk ia kanë hapur derën.

Ai thotë se gjithmonë partitë që kanë qenë në pushtet në atë kohë thonin që s’kanë pare.

“Unë isha në atë kohë drejtor dhe shkoja që ligji për pensionim të parakohshëm dhe cështja të tjera të rregullohen, dhe ata më thonin nuk ka pare. Kërkoja sigurimet shëndetësore të realizohen sepse është e padrejtë zyrtari policor me dal në detyrë sa janë vra, e janë lënduar dhe s’kanë sigurime shëndetësore, jo vetëm që është e padrejtë, po ky është mëkat i madh”, deklaroi ai.

 

 

Ish drejtori: PDK, LDK e AAK, 20 vjet ishin në pushtet, pse nuk i realizuan kërkesat e Policisë

 

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti për Front Online thotë që për 20 vite që ishin në pushtet, PDK, LDK e AAK nuk realizuan asnjë kërkesë të policisë.

 “Por, opozita duhet të ia shtrojë vetit pyetjen, çka kanë bërë kur kanë qenë në pushtet 20 vjet, që nuk i realizuan ata vet kur ishin në pushtet”, deklaroi ai.

Ai thotë që pikërisht ato parti që kanë qenë në pushtet për vite të tëra janë më të zëshme sot.

“Nuk i kanë realizu ata 20 e kusur vjet, kush ishte ne pushtet, LDK, PDK-ja, AAK-ja, e sot janë më të zëshmit. Unë e përkrahi, nuk ka diskutim që ato të realizohen, por mos të bëhen politike, s’ka nevojë me u bë politike, nuk ka politikë”, deklaroi ai.

 

 

Ish drejtori: Policia e Kosovës po përdoret për merita politike nga partitë, nuk guxojnë ta bëjnë këtë

 

Partitë opozitare kërkesat për Policinë e Kosovës, Sheremet Ahmeti që dikur ishte në krye të këtij institucioni thotë që po i përdorin për merita politike.

Ai për Front Online ka thënë që Policia e Kosovës u përball me sulmin terrorist në Banjskë për t’i dalë zot vendit, e jo për përfitime politike.

“Fatkeqësisht po i bie që po përdoret për merita politike. Nuk mund që askush të përfitoj në aspektin politik se një ngjarje e tillë ka ndodh, që e përgëzoj dhe jam shumë krenar që e kanë bërë një punë të jashtëzakonshme, shumë profesionale po nuk duhet të mendojnë se e kanë bërë për politikë, se kanë bërë ata për politikë,  ata e kanë bërë për vendin”, deklaroi ai.

 

Ahmeti: Policia e Kosovës edhe pa bukë punon, vetëm për ta mbrojtur vendin

 

Ish drejtori i Policisë së Kosovës, Sheremet Ahmeti në një prononcim për Front Online kërkon që mos të përdoret policia për politikë.

Ai thotë që Policia edhe pa bukë punon, vetëm për të mbrojtur vendin.

“Unë 18 vjet kam punuar aty, ata e dhajnë jetën për vendin, dhe kombin, edhe pa bukë shkojnë, e mos të bëjnë politikë me Policinë e Kosovës, nuk guxojnë me bë politikë, s’duhet të bëjnë politikë”, tha ai.

Përmes kësaj rezolute, PDK-ja kërkon që 15 ditë nga miratimi i saj të ndahen mjetet për shtesat e rrezikshmërisë për Policinë e Kosovës. Po ashtu, brenda 60 ditëve të miratohet projektligji për pensionim të parakohshëm të zyrtarëve policorë, kurse nga 1 janari 2024 të mbulohet pagesa e sigurimit shëndetësor për zyrtarët policorë.