Kurti: Në këto tri vite qeverisje është ngritur imazhi i Kosovës në botë

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se tri vitet e qeverisjes së tij ishin përplot sfida, por edhe të arritura. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe e arritura kryesore është se Kosova është ngritur në ekonomi me rritje prej 6.2% të bruto-produktit vendor, dhe kjo rritje është shpërndarë përmes pakove të ndryshme. Kurti ka përmendur […]

Kurti: Në këto tri vite qeverisje është ngritur imazhi i Kosovës në botë
kurti:-ne-keto-tri-vite-qeverisje-eshte-ngritur-imazhi-i-kosoves-ne-bote

kurti:-ne-keto-tri-vite-qeverisje-eshte-ngritur-imazhi-i-kosoves-ne-bote

Kryeministri Albin Kurti, ka theksuar se tri vitet e qeverisjes së tij ishin përplot sfida, por edhe të arritura. Ai ka thënë se gjatë kësaj periudhe e arritura kryesore është se Kosova është ngritur në ekonomi me rritje prej 6.2% të bruto-produktit vendor, dhe kjo rritje është shpërndarë përmes pakove të ndryshme. Kurti ka përmendur ballafaqimin me pandeminë, inflacionin, krizën energjetike e deri tek subvencionimet ndryshme të dhëna, siç ka thënë ai gjithandej.

Kurti ka thënë se sfidat kryesore dhe që i kanë marr shumë kohë kanë qenë një dyzinë ligjesh të reformave substanciale, sociale, ekonomike dhe të drejtësisë në Kosovë, e siç shtoi ai ato kanë ngelur të bllokuara në Gjykatën Kushtetuese dhe se një pjesë e tyre janë deformuar ose anuluar.

Kryeministri u shpreh i kënaqur në atë se çka ka arritur si qeveri së bashku me ekipin e tij të ministrave, grupin parlamentar, me institucionet dhe agjencitë shtetërore të cilat, siç ka thënë ai kanë pasur bashkëpunim të mirë me qeverinë në këtë progres socio-ekonomik dhe demokratik. Sipas tij, në këto tri vite qeverisje është ngritur imazhi i Kosovës në botë.

“Kosova është ngritur për 21-22 vende sa i përket luftimit të korrupsionit, lirisë së medieve…Kosova është e pra në Ballkan, e dyta në Evropë, e treta në botë sa i përket rritjes të të drejtave politike dhe lirive civile sipas Freedom House. Është ngritur imazhi ynë në botë, është forcuar pasaporta e Kosovës dhe në mbi 50 shtete mund të shkohet pa vizë jo vetëm në zonën Shengen, ndërkaq brenda kemi bërë transformime ose janë realizuar ose janë në rrugë të mbarë për tu realizuar”, ka theksuar Kurti në “RTK Prime”.

Kryeministri Kurti ka folur për sistemin e drejtësisë të Kosovës.

“Sistemi i drejtësisë, nevoja për prokurorë aktiv dhe energjik, dhe për gjyqtarë, gjykatës të cilët janë të drejtë është pika ku më së shumti çalon shtet-ndërtimi demokratik në Kosovë”, ka theksuar ai.