Kryeministri Kurti: Serbia menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë viktima

Kurti: Serbia menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë viktima. Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në objektin e komunës së veriut të Mitrovicës. Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por […]

Kryeministri Kurti: Serbia menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë viktima

Kurti: Serbia menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të ketë viktima.

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të mbrëmshëm me granatë dore në objektin e komunës së veriut të Mitrovicës.

Kurti përmes një postimi në rrjetin social në Twitter ka shkruar se fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar, por vetëm janë dëmtuar dy vetura.

Ai po ashtu ka kërkuar nga Serbia që menjëherë të ndërpres nxitjen për dhune para se të humbasin jetë njerëzish.

“Mbrëmë ndërtesa e komunës në veriut të Mitrovicës është sulmuar nga dy granata dore, duke shkaktuar dëme në veturat e afërta. Fatmirësisht asnjë person nuk u lëndua, por mund të kishte ndodhur lehtësisht. I bëj thirrje Serbisë që menjëherë të ndërpresë nxitjet për dhunë para se të humbasin jetë”, ka thënë Kurti.