Kjo është paga që Maignan kërkon për ta rinovuar kontratën

Shokohet Milani, kjo është paga që Maignan kërkon për ta rinovuar kontratën. Milan dhe Mike Maignan kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës. Pas një merkatoje të suksesshme dhe prurjeve të shumta në skuadër, drejtuesit e Milanit kanë filluar të mendojnë për rinovimet. Rinovimi me Mike Maignan është tema kryesore te Milani, pasiqë francezi është […]

Kjo është paga që Maignan kërkon për ta rinovuar kontratën

Shokohet Milani, kjo është paga që Maignan kërkon për ta rinovuar kontratën.

Milan dhe Mike Maignan kanë nisur bisedimet për rinovimin e kontratës.

Pas një merkatoje të suksesshme dhe prurjeve të shumta në skuadër, drejtuesit e Milanit kanë filluar të mendojnë për rinovimet.

Rinovimi me Mike Maignan është tema kryesore te Milani, pasiqë francezi është në sezonin e tij të tretë me Rosonerët.

Kontrata aktuale e Maignan skadon në vitin 2026, ndërsa portieri francez përfiton 2.8 milionë euro në sezon.

Te Milan janë të bindur se verën e ardhshme gjigantët europian synojnë tia rrëmbejnë portierin francez.

Gazzetta dello Sport, shkruan se Milan ka nisur bisedimet me përfaqësuesit e Maignan për rinovimin e kontratës.

Sipas Gazzetta dello Sport, drejtuesit e Milanit janë shokuar nga kërkesa e Maignan, i cili dëshiron pagë prej 8-9 milionë eurove në sezon.

Një kërkesë e tillë për Rosonerët është e pa pranueshme, pasiqë ylli i skuadrës Leao përfiton 5 milionë euro në sezon.

Maignan është njëri nga portierët më të mirë në botë për momentin, por drejtuesit e Milanit nuk e kanë ndërmend ta pranojnë një kërkesë të tillë dhe francezi mund të largohet nga San Siro verën e ardhshme.