Komuna e Vitisë shënon Ditën e të Drejtave të Pacientëve

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit, me një aktivitet simbolik. Me këtë rast, punëtorët shëndetësorë, pacientëve të rastit iu kanë shpërndarë kartën e të drejtave të pacientit, si dhe është biseduar rreth të drejtave të pacientëve dhe përgjegjësive që ata kanë brenda institucioneve shëndetësore. Përndryshe, […]

Komuna e Vitisë shënon Ditën e të Drejtave të Pacientëve
komuna-e-vitise-shenon-diten-e-te-drejtave-te-pacienteve

komuna-e-vitise-shenon-diten-e-te-drejtave-te-pacienteve

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Viti ka shënuar Ditën Evropiane të të Drejtave të Pacientit, me një aktivitet simbolik.

Me këtë rast, punëtorët shëndetësorë, pacientëve të rastit iu kanë shpërndarë kartën e të drejtave të pacientit, si dhe është biseduar rreth të drejtave të pacientëve dhe përgjegjësive që ata kanë brenda institucioneve shëndetësore.

Përndryshe, 18 prilli njihet si Dita Evropiane e të Drejtave të Pacientit. Në këtë ditë synohet të sensibilizohen pacientët, institucionet shëndetësore dhe ligjvënëse, në respektimin e të drejtave bazë të pacientëve.

“Të drejtat bazë të pacientëve të njohura ndërkombëtarisht afirmojnë dhe garantojnë ushtrim efektiv të tyre nga individët për mjekësinë parandaluese, qasjen në shërbime, informacionin, pëlqimin, zgjedhjen e lirë, jetën private dhe konfidencialitetin, respektin për kohën e pacientëve, të drejtën për t’u ankuar dhe për të marrë dëmshpërblim”, njofton Komuna e Vitisë në Facebook.

Gjatë fundit të vitit 2023 në Viti është formuar edhe Këshilli i Pacientëve, i cili do të jetë pjesë aktive e QKMF-së.