Konjufca: Të tronditur nga sulmi në Pragë, ngushëllime familjeve të viktimave

Më shumë se 10 persona kanë mbetur të vdekur në Pragë nga një sulm i armatosur që ka ndodhur atje. Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga sulmi. “Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar […]

Konjufca: Të tronditur nga sulmi në Pragë, ngushëllime familjeve të viktimave
konjufca:-te-tronditur-nga-sulmi-ne-prage,-ngushellime-familjeve-te-viktimave

konjufca:-te-tronditur-nga-sulmi-ne-prage,-ngushellime-familjeve-te-viktimave

Më shumë se 10 persona kanë mbetur të vdekur në Pragë nga një sulm i armatosur që ka ndodhur atje.

Lidhur me këtë ka reaguar kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai, përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka shkruar se është i tronditur nga sulmi.

“Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të plagosurit dhe duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë askund”, ka shkruar Konjufca.

Postimi i tij i plotë:

Të tronditur nga sulmi në Pragë që la shumë viktima dhe të plagosur!

Në këto momente të vështira për ta, bashkëndiejmë dhimbjen e popullit të Çekisë dhe familjarëve, duke u shprehur ngushëllimet më të thella atyre për viktimat.

Qëndrojmë pranë tyre, duke uruar po ashtu shërim të shpejtë për të plagosurit dhe duke shpresuar që ngjarje të tilla të mos përsëriten kurrë askund!/Front Online