Kosova filloi rrugëtimin si anëtare e re e Partneritetit për Qeverisje të Hapur

Në Samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë, Kosova filloi rrugëtimin e saj si anëtare e re e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP – Open Government Partnership), transmeton Anadolu. Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, një gjë e […]

Kosova filloi rrugëtimin si anëtare e re e Partneritetit për Qeverisje të Hapur
Albin Kurti. Foto: Zyra e Kryeministrit të Kosovës

Në Samitin e tetë të 75 vendeve anëtare dhe 104 organizatave të shoqërisë civile, që po mbahet në Talin të Estonisë, Kosova filloi rrugëtimin e saj si anëtare e re e Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP – Open Government Partnership), transmeton Anadolu.

Siç njofton Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, një gjë e tillë u bë me pjesëmarrjen e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ministrit të Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe zëvendësministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti.

Në hapje të Samitit, kryeministri Kurti iu adresua pjesëmarrësve dhe tha se fuqia e ndryshimit qëndron në duart e qytetarëve.

“Si lider i qytetarëve, jam i angazhuar që zëri i tyre jo vetëm të dëgjohet por edhe të përfshihet në qeverisje”, theksoi Kurti.

Përveç kryeministrit Kurti, pjesëmarrësve iu drejtuan edhe kryeministrja estoneze Kaja Kallas, Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, kryeministri i Ukrainës, Denys Shmyhal, presidenti i Malawit, Lazarus Chakwera, presidenti i Republikës Dominikane, Luis Abinader dhe sekretari i OGP, Sanjay Pradhan.

Kjo është organizata e dytë ndërkombëtare ku Kosova anëtarësohet në vitin 2023, pas anëtarësimit në ICMP në muajin korrik, përderisa procesi i anëtarësimit në Këshillit e Evropës po vazhdon ende.