KQZ: Anëtarët e KKZ’ve nga Lista Serbe në veri dhanë dorëheqje

Anëtarët e KKZ’ve në katër komunat veriore nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje. Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi. “Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë […]

KQZ: Anëtarët e KKZ’ve nga Lista Serbe në veri dhanë dorëheqje
kqz:-anetaret-e-kkz’ve-nga-lista-serbe-ne-veri-dhane-doreheqje

kqz:-anetaret-e-kkz’ve-nga-lista-serbe-ne-veri-dhane-doreheqje

Anëtarët e KKZ’ve në katër komunat veriore nga Lista Serbe kanë dhënë dorëheqje.

Lajmin e ka bërë të ditur për Front Online zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.

“Mund t’ua konfirmoj se kemi pranuar dorëheqjet nga katër anëtarët e Komisioneve Komunale të Zgjedhjeve për komunat Leposaviq, Zveçan, Zubin Potok dhe Mitrovicë e Veriut, të cilët janë emëruar më parë nga KQZ si përfaqësues të subjektit politik Lista Serbe. Në mbledhjet e kaluara, KQZ ka funksionalizuar Komisionet Komunale të Zgjedhjeve në këto katër komuna, duke caktuar 4 Zyrtarët Ekzekutiv, të cilët njëkohësisht janë kryesues të KKZ-së si dhe ka marrë vendim për emërimin e 27 anëtarëve, të cilë përfaqësojnë subjektet politike parlamentare. Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme, KKZ administron zgjedhjet brenda komunës përkatëse, nën mbikëqyrjen eksklusive dhe udhëzimet e KQZ-së”, u shpreh Elezi.