Lirohen të gjithë aktivistët e PSD-së

Të nëntë aktivistët e Partisë Socialdemokrate janë liruar. Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Nol Nushi nga PSD-ja. Aktivistët u arrestuan sot nga Policia e Kosovës. Ata u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie […]

Lirohen të gjithë aktivistët e PSD-së
lirohen-te-gjithe-aktivistet-e-psd-se

lirohen-te-gjithe-aktivistet-e-psd-se

Të nëntë aktivistët e Partisë Socialdemokrate janë liruar.

Këtë e ka bërë të ditur për Front Online, Nol Nushi nga PSD-ja.

Aktivistët u arrestuan sot nga Policia e Kosovës.

Ata u arrestuan në manifestimin e “Ditës së Mësuesit” në Bibliotekën Kombëtare, në të cilin po marrin pjesë kryeministri Albin Kurti e ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Bëhet fjalë për Teutë Rrusten, Nol Nushin, Gëzon Kastratin, Zgjim Hysenin, Natyra Kuçin, Behar Retkocerin, Lisjan Perollin, Eliot Hashimin dhe Frashër Krasniqin./Front Online