Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për thellim bashkëpunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, të cilin e ka uruar për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të […]

Kryeprokurori Isufaj pret në takim shefin e ri të EULEX-it, flasin për thellim bashkëpunimi
kryeprokurori-isufaj-pret-ne-takim-shefin-e-ri-te-eulex-it,-flasin-per-thellim-bashkepunimi

kryeprokurori-isufaj-pret-ne-takim-shefin-e-ri-te-eulex-it,-flasin-per-thellim-bashkepunimi

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, ka pritur sot në takim shefin e ri të EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, të cilin e ka uruar për detyrën e re, me ç ‘rast e ka vlerësuar si të rëndësishëm rolin e këtij misioni në monitorimin e punës së institucioneve gjyqësore, me theks të veçantë të Prokurorisë Speciale.

Po ashtu, Isufaj e njoftoi shefin e EULEX-it me punën, sfidat dhe objektivat e këtij institucioni, në funksion të fuqizimit të Prokurorisë Speciale, si dhe ngritjes së besimit të qytetarëve në institucionin që ai drejton, thuhet në njoftimin për media.

Tutje, bëhet e ditur se Barbano shprehu gatishmërinë e tij që brenda mandatit të cilin e ka ky mision, ta përkrahë dhe mbështesë punën e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale dhe të gjithë prokurorëve vendorë.

Bashkëbiseduesit po ashtu shprehën nevojën e  thellimit të bashkëpunimit me qëllim të forcimit të sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës.