Kryesuesi i KGJK-së i pakënaqur me zgjidhjen e lëndëve të vjetra nga Gjykata Themelore e Prishtinës

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se nuk është i kënaqur më efikasitetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në zgjidhjen e lënëve të vjetra, teksa tha se efikasiteti në Departamentin e Krimeve të Renda ka rënë në të gjitha gjykatat. “Në 2024, ka ra pak niveli i angazhimit në krejt gjykatat […]

Kryesuesi i KGJK-së i pakënaqur me zgjidhjen e lëndëve të vjetra nga Gjykata Themelore e Prishtinës
kryesuesi-i-kgjk-se-i-pakenaqur-me-zgjidhjen-e-lendeve-te-vjetra-nga-gjykata-themelore-e-prishtines

kryesuesi-i-kgjk-se-i-pakenaqur-me-zgjidhjen-e-lendeve-te-vjetra-nga-gjykata-themelore-e-prishtines

Kryesuesi i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Albert Zogaj, ka thënë se nuk është i kënaqur më efikasitetin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, në zgjidhjen e lënëve të vjetra, teksa tha se efikasiteti në Departamentin e Krimeve të Renda ka rënë në të gjitha gjykatat.

“Në 2024, ka ra pak niveli i angazhimit në krejt gjykatat bazuar në tremujorin e fundit të 2024. Po thamë për krejt departamentet në krime të rënda”, ka thënë Zogaj duke shtuar se niveli i lëndëve është me i ulët por edhe angazhimi.

Duke folur për Gjykatën Themelore të Prishtinës, ai tha se rreth 40% të materies e ka kjo gjykatë dhe se kur nuk ka efikasitet e ndikon në gjithë sistemin.

“Statistikat në Departamentin e Përgjithshëm, njëmend do të kishin justifikim nëse do ishin përqendruar në lëndë e vjetra, por në qoftë se rezultati na dalin se nuk është fokusi në lëndët e vjetra atëherë e kemi një problem serioz në këtë çështje dhe që do kërkonte një mobilizim dhe të menaxhmentit të gjykatës dhe këshillit dhe gjyqtarëve”, ka shtuar ai.

Zogaj tha se nuk është ky rezultati që ata presin duke folur edhe për mosefikasitetin e bashkëpunëtorëve profesional.

“Krahasimet e punës së bashkëpunëtorët e nxjerrin në diskrepance mes njërit dhe tjetrit. Në qoftë se ne nuk kemi rezultate në bashkëpunëtorë profesional dhe zyrtarëve ligjor, në kohën kur kemi vendime shabllon, definitivisht e ardhmja e gjyqësorit dhe pritja për këtë kategori janë kritike”, ka thënë tutje Zogaj,

Kryesuesi i KGJK-së, shtoi se sistemi çuditërisht vazhdon me qenë me kontraste të mëdha mes një gjyqtari dhe një gjyqtari tjetër, mes një dege dhe një dege tjetër, mes një gjykatë në gjykatën tjetër, duke thënë se puna është e njëjtë por dallon angazhimi.

Ndërkaq, kryetarja e Gjykatës Themelore në Prishtinë, Albina Shabani-Rama, sa i përket bashkëpunëtorëve profesional tha se është e vërtetë që nuk kanë treguar efikasitet dhe kjo sipas saj pasi ata angazhohen edhe si zyrtarë ligjor.

“Është e vështirë me kërkua punën në nivelin që kërkohet si bashkëpunëtor kur e kryejnë edhe punën si zyrtar ligjor”, tha ajo.

Shabani-Rama gjatë raportimit tregoi se trendi i ardhjes së lendeve në Gjykatën Themelore në Prishtinë, vazhdon të jetë i lartë.

Sa i përket mospërmbushjes së normës, sipas saj gjyqtarët janë arsyetuar pasi kanë pasur në punë lëndë të vjetra që janë shumë komplekse.

Ajo tha se kanë në punë edhe të gjitha rastet e kthyera në rigjykim dhe lëndët e vjetra. Për këtë, kryesuesi Zogaj tha se këto lëndë janë futur në punë krejt në fund dhe pasi komisioni ka komunikuar me këtë gjyqtarë.

Në anën tjetër, kryetarja Shabani-Rama përmendi se kanë pasur sukses të jashtëzakonshëm në degët e gjykatës në tremujorin e parë. Teksa përmendi problemet në administratë e kushte të punës.

Paraprakisht, në mbledhjen e KGJK-së, raportoi edhe kryetari i Gjykatës së Apelit, Valon Totja i cili tha se numri i ardhjes së lëndëve është i jashtëzakonshëm dhe kjo po shkakton vështirësi.

“Shkalla e efikasitetit të Gjykatës së Apelit në raport me lëndët e pranuara dhe të zgjedhura për këtë tremujor është 65.1 % respektivisht për këtë tremujor kemi pranu 6732 lëndë ndërsa kemi përfundu 4971 lëndë”, ka thënë ai, duke shtuar se secili gjyqtarë ka përfunduar mesatarisht lëndë përtej normës

Gjithashtu, edhe Kryetari i Gjykatës Komerciale, Mahir Tutuli, tha se në tremujorin e parë kanë pranuar 2037 lëndë të reja, 777 prej tyre në Dhomat e Shkallës së dytë.

“Efikasiteti i gjykatës në raport me periudhat e tjera është dukshëm me i vogël në 82.72 %. Efikasiteti në Dhomat e Shkallës së Parë është 86.67% ndërsa në Dhomat e Shkallës së dytë 76.32%”, ka thënë ai.

Ndërsa, nënkryetarit të Gjykatës Themelore në Gjilan, Rilind Sermaxhaj, tha se kanë pranuar numër të madh të lëndëve nga kontratat kolektive, ndërsa në përgjithësi thanë se kanë pranuar 5724 lëndë dhe kanë përfunduar 5644 me një shkallë të efikasitetit prej 98%./Betimi për Drejtësi