Kryeziu: Seanca e sotme e thirrur nga opozita nxjerrte konkludim, para se të fillonte vet debati

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka treguar se pse Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e thirrur nga opozita për të debatuar për politikat e furnizimit me tekstet shkollore. Kryeziu ka thënë se seanca e nxirrte konkludimin e debatit akoma pa nisur debati. ”Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte […]

Kryeziu: Seanca e sotme e thirrur nga opozita nxjerrte konkludim, para se të fillonte vet debati
kryeziu:-seanca-e-sotme-e-thirrur-nga-opozita-nxjerrte-konkludim,-para-se-te-fillonte-vet-debati

kryeziu:-seanca-e-sotme-e-thirrur-nga-opozita-nxjerrte-konkludim,-para-se-te-fillonte-vet-debati

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës, ka treguar se pse Lëvizja Vetëvendosje e ka bojkotuar seancën e thirrur nga opozita për të debatuar për politikat e furnizimit me tekstet shkollore.

Kryeziu ka thënë se seanca e nxirrte konkludimin e debatit akoma pa nisur debati.

”Seanca e sotme, në mënyrën se si ishte ftuar, nxjerrte konkludim të debatit parlamentar, para se të fillonte vet debati. Pak sikur, së pari gjykimi mbi rastin, e pastaj hetimi për rastin”.

”Ky ishte rendi i ditës për seancën e sotme: Debat parlamentar lidhur me dështimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për sigurimin e teksteve shkollore për nxënësit e nivelit të arsimi fillor dhe arsimit të ulët të mesëm të ulët për vitin 2023/25”, ka shkruar Kryeziu.