KSHZ-ja me short do të përcaktojë numrat rendor të fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare

Sot pritet të mbahet seanca në të cilën do të hidhet shorti për renditjen e fletëvotimeve në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), transmeton Portalb.mk. Nga atje thonë se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të votuara më 1 prill të këtij viti, parashikohet që gjatë zgjedhjeve të dyfishta, […]

KSHZ-ja me short do të përcaktojë numrat rendor të fletëvotimeve për zgjedhjet parlamentare
KSHZ. Foto printscreen nga live i KShZ-së

Sot pritet të mbahet seanca në të cilën do të hidhet shorti për renditjen e fletëvotimeve në zgjedhjet parlamentare të planifikuara për 8 maj, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ), transmeton Portalb.mk.

Nga atje thonë se me ndryshimet në Kodin Zgjedhor të votuara më 1 prill të këtij viti, parashikohet që gjatë zgjedhjeve të dyfishta, me një short në KSHZ të përcaktohet radha si për zgjedhjet presidenciale ashtu edhe për ato parlamentare. Kjo do të thotë se rendi i përcaktuar për zgjedhjet presidenciale do të mbetet edhe për partitë për zgjedhjet parlamentare.

Presidenti aktual dhe kandidati për mandatin e dytë të LSDM-së dhe koalicionit Stevo Pendarovski do të jetë i pari në listën për zgjedhjet presidenciale. E dyta është Gordana Siljanovska-Davkova, kandidate e VMRO-DPMNE dhe koalicionit, e treta është Stevço Jakimovski nga GROM. I katërti është Bujar Osmani, kandidat nga BDI, e pesta Biljana Vankovska-Cvetkovska nga e Majta, i gjashti Arben Taravari nga koalicioni “Vlen” dhe i shtati është Maksim Dimitrievski, kandidat nga ZNAM.

KSHZ-ja dje ka konfirmuar shumicën e listave të kandidatëve për deputetë të partive politike dhe koalicioneve që do të marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare të 8 majit.

Në seancën e sotme të KSHZ-së, listat e kandidatëve të koalicionit “Ardhmëri Evropiane” e udhëhequr nga LSDM, koalicioni “Maqedonia juaj” e VMRO-DPMNE, koalicioni “Fronti Evropian” i udhëhequr nga BDI, Lëvizja për Maqedoninë tonë (ZNAM) , koalicioni “VLEN” i partive opozitare të shqiptarëve, E majta, koalicioni “Guxim për Maqedoninë” GROM, Integra dhe PCER dhe partia e Epoka e Tretë Maqedonase.

Të gjithë ata kanë dorëzuar listat e kandidatëve për deputetë në të gjashtë zonat zgjedhore. Disa nga partitë e tjera që do të marrin pjesë në zgjedhje, si Demokratët, Avaja, Partia Juaj, Rodina Maqedoni, Maqedonia e Bashkuar-Lëvizja Civile Evropiane, kanë dorëzuar listat e kandidatëve në disa nga zonat zgjedhore.

Disa lista të kandidatëve, përfshirë ato të partisë Alternativa e Re, e cila së fundi mori kryetaren aktuale të Shkupit, Danela Arsovska, ende nuk janë konfirmuar. Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski, në lidhje me këtë informon se partia është duke bërë korrigjime dhe se listat e saj ende nuk janë kompletuar, por thekson se afatet për korrigjime që partitë duhet t’i kryejnë janë në vazhdim.

KSHZ-ja përcaktoi edhe pamjen e fletëvotimit për zgjedhjet për kryetar të shtetit dhe për zgjedhjet për deputetë.

Në zgjedhjet parlamentare garojnë gjithsej 17 parti dhe koalicione.

Në Listën zgjedhore për zgjedhjet parlamentarjanë regjistruar 1.815.350 zgjedhës.

Zgjedhjet parlamentare do të mbahen me 8 maj, ndërsa fushata do të fillojë me 18 prill dhe do të zgjasë deri me 6 maj.