KSHZ: Probleme teknike në disa vendvotime – 15 ankesa për të drejtën e votimit

Në konferencën e parë për shtyp pas fillimit të votimit të sotëm, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski informoi se të gjithë vendvotimet janë hapur, ndërsa në disa ka probleme teknike të cilët rrjedhimisht zgjidhen, njofton Portalb.mk. Deri tani KSHZ ka marrë 15 ankesa për të drejtën e votimit, prej të cilëve vetëm […]

KSHZ: Probleme teknike në disa vendvotime – 15 ankesa për të drejtën e votimit
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Teuta Buçi, Portalb.mk

Në konferencën e parë për shtyp pas fillimit të votimit të sotëm, kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashtevski informoi se të gjithë vendvotimet janë hapur, ndërsa në disa ka probleme teknike të cilët rrjedhimisht zgjidhen, njofton Portalb.mk.

Deri tani KSHZ ka marrë 15 ankesa për të drejtën e votimit, prej të cilëve vetëm tre janë refuzuar.

Siç informuam paraprakisht, jehona e votuesve për rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale deri në ora 9 është 4,17 përqind, në pajtueshmëri të të dhënave nga 1.009 vendvotime ku kanë votuar 22.797 persona.