KShZ udhëzon sesi mos të gaboni kur të votoni në zgjedhjet e nesërme (VIDEO)

Nga rezultati i shpallur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut është konstatuar se 24,562 vota janë të pavlefshme. Përpos bojkotimit me vetëdije ka dhe raste kur disa nga fletëvotimet nuk kanë qenë të plotësuara mirë dhe prandaj shpallen të pavlefshme, njoftuan për Portalb.mk, përfaqësuesit e një vendvotimi në Çair.  Që […]

KShZ udhëzon sesi mos të gaboni kur të votoni në zgjedhjet e nesërme (VIDEO)
Zgjedhje në Maqedoni, foto nga Portalb.mk

Nga rezultati i shpallur në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale në Maqedoninë e Veriut është konstatuar se 24,562 vota janë të pavlefshme. Përpos bojkotimit me vetëdije ka dhe raste kur disa nga fletëvotimet nuk kanë qenë të plotësuara mirë dhe prandaj shpallen të pavlefshme, njoftuan për Portalb.mk, përfaqësuesit e një vendvotimi në Çair. 

Që të mos gabohet, Komisioni Shtetëror Zgjedhor (KShZ) në faqen e tyre zyrtare dhe në rrjetet sociale  ka shpërndarë video edukative që ndihmojnë qytetarët të realizojnë të drejtën e votës në mënyrë të duhur, edhe atë:

  • E – portali i KShZ-së: ndihmon votuesin të shqyrtojë udhëzuesin, të bëjë analizë rreth cikleve zgjedhore ndër vite dhe të tjetra.
  • E – Regjistri i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve: mund të kyçet çdo qytetar që dëshiron të mësojë sesi të shfrytëzojë të drejtën e votës, të vëzhgojë procesin zgjedhor, të mësojë aktet ligjore të bazuara në informim zyrtar.
  • Video që edukon qytetarin se si të realizojë të drejtën e votës, përkatësisht si duhet ta mbushë fletëvotimin në përputhje me nenin 110 nga Kodi Zgjedhor duke rrethuar numrin rendor para parashtruesit të listës, përkatësisht numrin rendor para kandidatit të përcaktuar të votoj, fletë votimin para se ta hedh në kutinë për votim.

Kujtojmë se në rrethin e parë të zgjedhjeve presidenciale 2024 nga numri i përgjithshëm i votuesve 1.1814.317 votuan 867.000 qytetarë apo 49,94%, prej të cilëve numri i votave të vlefshme ishte 881.272 ndërsa vota të pavlefshme dolën 24.562.