Kurti: Duke përkujtuar të vrarët, përkujtojmë se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan se duke përkujtuar të vrarët, përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi për lirin e Kosovës. Siç thotë ai, me këtë, përkujtojnë edhe se ku ndodhen rrënjët e shtetit që gëzojnë sot, transmeton klankosova.tv. ”25 vjetori i masakrës në Burim të Malishevës Para 25 vitesh, forca të ushtrisë dhe […]

Kurti: Duke përkujtuar të vrarët, përkujtojmë se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë
kurti:-duke-perkujtuar-te-vraret,-perkujtojme-se-sa-i-larte-ishte-ҫmimi-per-lirine-tone

kurti:-duke-perkujtuar-te-vraret,-perkujtojme-se-sa-i-larte-ishte-ҫmimi-per-lirine-tone

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, shkruan se duke përkujtuar të vrarët, përkujtojnë se sa i lartë ishte çmimi për lirin e Kosovës.

Siç thotë ai, me këtë, përkujtojnë edhe se ku ndodhen rrënjët e shtetit që gëzojnë sot, transmeton klankosova.tv.

”25 vjetori i masakrës në Burim të Malishevës

Para 25 vitesh, forca të ushtrisë dhe policisë serbe, te “Vrella e Mëhillit” vranë dhe masakruan 42 civilë shqiptarë. Disa nga kufomat u gjetën të karbonizuara në rimorkio të traktorëve. Sot bëmë homazhe në Burim të Malishevës, në nderim të kujtimit të tyre.

Në këtë ditë kujtojmë edhe civilët e vrarë në masakrën në Pastasel të Rahovecit, në Makërmal të Drenicës dhe në Gjakovë.

Duke përkujtuar të vrarët, përkujtojmë se sa i lartë ishte ҫmimi për lirinë tonë dhe se ku ndodhën rrënjët e shtetit që e gëzojmë.

Me dhembje e krenari i kujtojmë sot e gjithmonë. Qoftë i përjetshëm kujtimi për ta!”.