Kurti e quan arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030. Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave. “Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për […]

Kurti e quan arritje të jashtëzakonshme organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030
kurti-e-quan-arritje-te-jashtezakonshme-organizimin-e-lojerave-mesdhetare-2030

kurti-e-quan-arritje-te-jashtezakonshme-organizimin-e-lojerave-mesdhetare-2030

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, e ka quajtur arritje të jashtëzakonshme faktin që Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030.

Para fillimit të mbledhjes së Qeverisë, Kurti tha se Kosova është përfituese e madhe për organizimin e këtyre lojërave.

“Republika e Shqipërisë do të na mundësojë shfrytëzimin e bregdetin e Durrësit për sportin e lundrimit i cili kërkon qasje në det. Do të mirëpresim mbi 5 mijë sportistë nga 25 shtete anëtare, duke përfshirë 18 shtete nga Evropa, 2 nga Azia dhe 5 nga Afrika”, tha Kurti.

“Përmirësimi dhe ngritja e infrastrukturës sportive është në qendër të aplikimit dhe fitores së Kosovës për organizimin e këtyre lojërave. Numri total i objekteve që përfshihen në këtë projekt është 24”, tha Kurti./Front Online