Kurti kërkon nga ndërkombëtarët reagim më të ashpër ndaj Serbisë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar reagim më të ashpër ndaj Serbisë, të cilën e akuzon si pjesëmarrëse të drejtpërdrejt në sulmin e grupit paraushtarak serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tash hero i Kosovës. Gjatë sulmit, vdiqën edhe tre anëtarë […]

Kurti kërkon nga ndërkombëtarët reagim më të ashpër ndaj Serbisë
kurti-kerkon-nga-nderkombetaret-reagim-me-te-ashper-ndaj-serbise

kurti-kerkon-nga-nderkombetaret-reagim-me-te-ashper-ndaj-serbise

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  ka kërkuar reagim më të ashpër ndaj Serbisë, të cilën e akuzon si pjesëmarrëse të drejtpërdrejt në sulmin e grupit paraushtarak serb në Banjskë të Zveçanit më 24 shtator, ku mbeti i vdekur rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, tash hero i Kosovës. Gjatë sulmit, vdiqën edhe tre anëtarë të grupit terrorist serb. 

Kryeministri  Kurti për Skay News, ka theksuar edhe një herë se sulmi ishte i orkestruar nga Beogradi. Sipas tij, duhet reagim më i ashpër ndaj Serbisë.

“Ata e mohojnë sepse po luajnë me librin e lojërave të Putinit në Donbas. Burra të veshur me të gjelbër në pjesën veriore të Kosovës. Jo pak, por njerëz të gjelbër që donin të fillonin një luftë dhe ta ndanin Kosovën”, ka deklaruar Kurti.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian, e kanë dënuar sulmin e armatosur, por kanë thënë se janë në pritje të hetimit të plotë përpara se të marrin ndonjë vendim.

Policia e Kosovës ka sekuestruar arsenal armësh gjatë aksionit të bastisjes në Banjskë. Ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla, pati thënë se armët e sekuestruara dëshmojnë përfshirjen e shtetit të Serbisë në sulm.