Kurti takohet me zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim: Kemi vazhduar të rrisim mbështetjen për të gjithë qytetarët

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redzepi dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, takuan zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim, ngjarje që u mbajt nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit. Fjalën e […]

Kurti takohet me zyrtarët komunalë për komunitete dhe kthim: Kemi vazhduar të rrisim mbështetjen për të gjithë qytetarët
kurti-takohet-me-zyrtaret-komunale-per-komunitete-dhe-kthim:-kemi-vazhduar-te-rrisim-mbeshtetjen-per-te-gjithe-qytetaret

kurti-takohet-me-zyrtaret-komunale-per-komunitete-dhe-kthim:-kemi-vazhduar-te-rrisim-mbeshtetjen-per-te-gjithe-qytetaret

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, znj. Emilija Redzepi dhe ministrin për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, takuan zyrtarët komunalë për Komunitete dhe Kthim, ngjarje që u mbajt nën organizimin e Zyrës për Çështje të Komuniteteve të Zyrës së Kryeministrit.

Fjalën e tij Kryeministri Kurti, e nisi me thënien e Thomas Jefferson, Presidenti të tretë të ShBA-së, se “qeveria më e mirë është ajo që është më afër popullit”. Ai më pas shtoi pastaj se “për të qenë sa më afër popullit, na duhen struktura dhe individë të angazhuar në nivel lokal,  prandaj, u jemi mirënjohës që ju kemi si zyrtarë komunalë për komunitete dhe kthim, afër qytetarëve në komunat tona”.

Më tej, Kryeministri Kurti tha se kemi vazhduar të rrisim mbështetjen për të gjithë qytetarët. Kemi ndarë tre milionë euro në buxhetin e rezervuar për komunitetet joshumicë; si përmes OJQ-ve ashtu edhe përmes granteve direkte për bujqit, bizneset e vogla dhe startup-et.

“Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka ndarë një milion euro për projekte infrastrukturore, veçanërisht për komunitetet, dhe është duke punuar në projektet e rrugëve, trotuareve dhe ndriçimit në Deçan, Ferizaj, Novobërdë, Pejë dhe Prizren dhe  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës gjithashtu ka identifikuar 29 projekte, nëntë prej të cilave janë për rrugët ku jetojnë komunitetet joshumicë”, tha kryeministri.

Duke theksuar përkushtimin e Qeverisë për përmirësimin e kushteve për komunitetet joshumicë në Kosovë, kryeministri theksoi se ishte kënaqësi për të që javën e kaluar ishte në qendrën ditore të mbështetur nga komuna e Prishtinës për fëmijët në situatë rruge, kryesisht nga komunitetet, ku edhe Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Arsimit, Teknologjisë, Shkencës dhe Inovacionit kanë dhënë grante për këtë vit.

Një nga mundësitë si dhe obligimet që ofrohet tani është regjistrimi i popullsisë i cili planifikohet të fillojë më 1 nëntor, që siç tha Kryeministri kjo është një mundësi, por edhe obligim i rëndësishëm, për të pasqyruar komunitetet e Kosovës ashtu siç ata duhet.

Ndërsa, ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, në fjalën e tij tha se për herë të parë në histori të Ministrisë ne kemi arritur një nivel të madh të transparencës ku kemi pasur madje 3500 aplikues që përbën një rekord.

Ai shtoi se në muajin qershor kemi arritur që me përkrahjen dhe ndihmën e Kryeministrit Kurti gjithashtu edhe të zëvendëskryeministres Rexhepi, të ndajmë një fond shtesë në vlerë prej 3 milionë euro, me synim zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies te komuniteteve joshumicë, duke i qëndruar kështu afër qytetarëve.

Në këtë takim, u diskutua edhe për sfidat dhe mundësitë e identifikuara për bashkëpunim; për fushatën informuese për liberalizimin e vizave; si dhe tema tjera me rëndësi për shoqërinë në përgjithësi dhe komunitetet joshumicë në veçanti.