“Kush po e kërcënon Ramën?” Edi Paloka: Sot, rrugët rreth Parlamentit ishin mbushur me gardistë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se rreth Kuvendit janë shtuar forcat e sigurisë dhe gardistëve, gjë që sipas tij nu kishte ndodhur më parë. Përmes një postimi në Facebook, ai shtron pyetjen se “kush po e kërcënon me jetë Edi Ramën” ? Sipas tij një masë e tillë sigurie për titullarin merret në […] The post “Kush po e kërcënon Ramën?” Edi Paloka: Sot, rrugët rreth Parlamentit ishin mbushur me gardistë appeared first on Newsbomb Albania.

“Kush po e kërcënon Ramën?” Edi Paloka: Sot, rrugët rreth Parlamentit ishin mbushur me gardistë

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se rreth Kuvendit janë shtuar forcat e sigurisë dhe gardistëve, gjë që sipas tij nu kishte ndodhur më parë.

Përmes një postimi në Facebook, ai shtron pyetjen se “kush po e kërcënon me jetë Edi Ramën” ? Sipas tij një masë e tillë sigurie për titullarin merret në rastin e rrezikut të një atentati.

“Kjo mase sigurie merret per titullarin atehere kur ekziston rreziku i nje atentati ndaj tij dhe eskorta leviz me makina te njejta qe “atentatori” mos dalloje se ku eshte shenjestra.”.

Postimi i plotë i Edi Palokës:

Kush e kercenon jeten e Rames ?

Sot rruget rreth Parlamentit , ne menyre krejt te pazakonte ishin mbushur me gardiste. Nuk kishte ndodhur ndonjehere qe garda me perforcime te tilla, te rrethonte Parlamentin ne ate menyre. Jo vetem kaq , po oficeret e gardes kishin nje tension te dukshem nderkohe qe ishin detyruar te benin dhe policin e trafikut duke ju treguar deputeteve se ku te parkonin sa me shpejte . Policia qe zakonisht kryen kete sherbim gjate seancave , nuk ishte fare . E kishin larguar.

Pyeta njerin prej oficereve se cfare kishte ndodhur, se mos “larg qofte” Parlamentit i kanosej ndonje rrezik. Ai me beri thjeshte shenje me koke si per te thene :”mos me pyet”. Ne ate kohe hyne me shpejtesi pese ose gjashte fuoristrada te njejta dhe me targa te MB ! “Eshte Rama” -me tha oficeri dhe nenqeshi.

Rama ishte tek nje nga makinat qe nuk ndryshonin nga njera tjetra. Kjo mase sigurie merret per titullarin atehere kur ekziston rreziku i nje atentati ndaj tij dhe eskorta leviz me makina te njejta qe “atentatori” mos dalloje se ku eshte shenjestra.

Me zullumet qe mban ne kurriz dhe me te keqijat qe ben cdo dite, eshte normale qe te kesh frike. Gjithe diktatoret kane qene paranojake. Po me sa duket ngjarjet e fundit brenda rrethit te tij ( burgosja e Gjicit, “shitja” e Rrajave, largimi i Çucit dhe me e fundit urdheri per arrestimin e Ahmetajt ) duket se e kane cuar ne ekstrem alarmin. Dihet mire se Rama eshte frikacak dhe arroganca e tij ne fakt eshte vetem tregues i frikes. Po sot, pasi ka “shitur” praktikisht njerzit e tij me te afert, Rama duket se ndjehet i kercenuar jo thjeshte nga mesazhet e koduara te Ahmetajt. Rama tregoi se ndjehet i kercenuar per koken e tij. E vetmja qe i dhimbset ne fakt!

The post “Kush po e kërcënon Ramën?” Edi Paloka: Sot, rrugët rreth Parlamentit ishin mbushur me gardistë appeared first on Newsbomb Albania.