Gazetari “nxjerr bllof” Berishën: Fotografia e Arben Ahmetaj nuk është në Londër, e kam shkrepur unë te Shallvaret në 2013

Gazetari Mero Baze ka ndarë një postim të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në llogarinë e tij, duke pretenduar se Arben Ahmetaj është në Londër dhe po feston me “çunat e partisë”. Fotografia është publikuar dhe përgjatë ditës së djeshme në media nga gazetarët, por Mero Baze thotë se autor i asaj fotoje është vetë […] The post Gazetari “nxjerr bllof” Berishën: Fotografia e Arben Ahmetaj nuk është në Londër, e kam shkrepur unë te Shallvaret në 2013 appeared first on Newsbomb Albania.

Gazetari “nxjerr bllof” Berishën: Fotografia e Arben Ahmetaj nuk është në Londër, e kam shkrepur unë te Shallvaret në 2013

Gazetari Mero Baze ka ndarë një postim të bërë nga ish-kryeministri Sali Berisha në llogarinë e tij, duke pretenduar se Arben Ahmetaj është në Londër dhe po feston me “çunat e partisë”.

Fotografia është publikuar dhe përgjatë ditës së djeshme në media nga gazetarët, por Mero Baze thotë se autor i asaj fotoje është vetë ai. Madje, tregon me detaje se ajo është shkrepur në vitin 2013 në një darkë te “Baruhouse” në zonën e Shallvareve.

“Kjo është foto e shkrepur nga celulari im. Për këtë arsye dhe nuk dukem. Është e prillit 2013 kur Ahmetaj u caktua kandidat për deputet në Përmet. Këta dy djemtë që duken në plan të parë janë njëri drejtori ujësjellësit Këlcyrë dhe tjetri Sekretar i Këshillit Bashkiak. Kemi qenë në një darkë tek Brauhouse tek Shallvaret.

Është e vetmja vjedhje që ja lejoj me qejf Saliut dhe shokëve të tij pasi na rregullon humorin në këtë vapë”, shkruan gazetari Mero Baze. Edhe në dukje ajo është me një kualitet shumë të dobët dhe lehtësisht e verifikueshme që nuk është aktuale.

Publikim i gazetarit Mero Baze © Credits facebook.com/merobaze2

The post Gazetari “nxjerr bllof” Berishën: Fotografia e Arben Ahmetaj nuk është në Londër, e kam shkrepur unë te Shallvaret në 2013 appeared first on Newsbomb Albania.