Sali Berisha tregon të vërtetat e tij për “non-gratën” e Britanisë së Madhe

Nga Sali Berisha Ish President, ish kryeministër, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë Në këtë shënim shpjegues do të paraqes me prova – fakte, dokumenta zyrtare e publike – korrupsionin politik transnacional të zyrtarëve shqiptarë e të huaj, nga pozita e dëshmitarit, nga ku u përballa me përcaktimin tim non grata, nga Departamenti i Shtetit […] The post Sali Berisha tregon të vërtetat e tij për “non-gratën” e Britanisë së Madhe appeared first on Newsbomb Albania.

Sali Berisha tregon të vërtetat e tij për “non-gratën” e Britanisë së Madhe

Nga Sali Berisha

Ish President, ish kryeministër, kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë

Në këtë shënim shpjegues do të paraqes me prova – fakte, dokumenta zyrtare e publike – korrupsionin politik transnacional të zyrtarëve shqiptarë e të huaj, nga pozita e dëshmitarit, nga ku u përballa me përcaktimin tim non grata, nga Departamenti i Shtetit dhe më pas nga Home Office, pa asnjë provë, fakt apo dokument, 8 vite pas largimit tim nga çdo funksion drejtues.

I bëj sot publike këto fakte, jo vetëm për të provuar atë që kam thënë që në fillim, se përcaktimi im non grata ishte pa bazë dhe produkt i lobimit dhe interesave korruptive të Xhorxh Soros, Edi Ramës dhe diplomatëve dhe zyrtarëve të tjerë të huaj të sponsorizuara prej tyre, por në rradhë të parë, për të denoncuar përdorimin e këtij mekanizmi funksional të korrupsionit trans-nacional nga qeveria e Edi Ramës, e cilësuar si qeveria më e korruptuar në Europë, kundër opozitës shqiptare dhe kundërshtarëve politikë.

⦁ Deri më sot Departamenti i Shtetit nuk ka paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument në te cilat ka bazuar vendimin e tij. Ambasadorja e SHBA znj. Yuri Kim ka deklaruar dhjetra here publikisht dhe privatisht se ‘fakte kemi por nuk i themi’. Ndaj, këtu më poshtë unë do t’ju njoh me ‘provat’ qe ka paraqitur Home Office, si bazë të vendimit të tij.

⦁ Më 21 korrik 2022, Kryeministri Edi Rama njoftoi në Kuvend se ish-presidenti, ish-kryeministri dhe kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Sali Berisha, ishte shpallur non grata nga Qeveria e Britanisë së Madhe. Tre orë pas këtij njoftimi, unë mora një letër konfidenciale nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, firmosur në emër të Sekretarit të Punëve të Brendshme (Home Secretary for the Department of the Interior), por pa emrin e personit që e kishte nënshkruar, në të cilën më njoftonin për vendimin për të më pëjashtuar mua hyrjen në Mbretërinë e Bashkuar, bazuar në lidhjet e mia të pretenduara me krimin e organizuar dhe korrupsionin. (Shtojca 1)

⦁ Pasi mësova për këtë vendim, unë menjëherë informova publikun përmes një konference për shtyp, në të cilën e denoncova vendimin si politik, të pabazë, të bazuar në shpifje dhe trillime, që i shërbente interesave të të njëjtit grup që kishte sponsorizuar vendimin e Sekretarit të Shtetit, Anthony Blinken, për të më dezinjuar mua non grata në SHBA, në 19 maj 2021.

⦁ Unë deklarova në atë kohë se megjithëse një gënjeshtër e përsëritur shpesh, mund të fitojë terren, ajo nuk mund të kthehet kurrë në një të vërtetë. Unë vendosa të kundërshtoj vendimin e Home Office dhe t’u kërkoj atyre përmes një procesi ligjor që të vërtetojnë akuzat ndaj meje me prova konkrete.

⦁ Dokumentat zyrtare të dorëzuara nga Home Office para panelit, shprehimisht deklarojnë se burimet kryesore të informacionit të tyre, në numër dhe përmbajtje, janë:

⦁ gënjeshtra të Fondacionit Shoqëria e Hapur4 të George Soros, me të cilin kam qenë në armiqësi të përhershme;

⦁ shpifje të mediave të sponsorizuara nga Soros –BIRN/ Balkan insight/reporter.al, të cilët në Shqipëri veprojnë si një entitet i vetëm, si dhe,

⦁ akuza të pabaza dhe sulme politike të kundërshtarëve të mi politikë, Edi Rama dhe mediat e sponsorizuara prej tij, Erion Veliaj, Lulzim Basha, si dhe lobimi i tyre korruptiv dhe shtrëmbërimi i fakteve tek ambasadori britanik në Tiranë z. Alastair King-Smith dhe paraardhësi i tij z. Norman Duncan.

Lexoni më poshtë sqarimin e plotë të ish-kryeministrit Sali Berisha:

Te Vertetat e Sali Berishes by Newsbomb Albania on Scribd

The post Sali Berisha tregon të vërtetat e tij për “non-gratën” e Britanisë së Madhe appeared first on Newsbomb Albania.