Kuvendi do të mbajë seancë urgjente për shtyrjen e aftit të ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër

Kuvendi sot me fillim nga ora 13:30 do të mbajë seancë urgjente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinovc – Shtip dhe atë Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, e propozuar nga Qeveria, transmeton Portalb.mk. Siç informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit […]

Kuvendi do të mbajë seancë urgjente për shtyrjen e aftit të ndërtimit të autostradës Kërçovë-Ohër
autostrada, kercove, oher

Kuvendi sot me fillim nga ora 13:30 do të mbajë seancë urgjente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinovc – Shtip dhe atë Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, e propozuar nga Qeveria, transmeton Portalb.mk.

Siç informojnë nga kabineti i kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski, seanca do të mbahet me kërkesë të një grupi deputetësh nga opozita dhe shumica.

“Me kërkesë të një grupi deputetësh të opozitës dhe shumicës dhe pas koordinimit të ndërsjellë, Kryetari i Kuvendit caktoi seancë urgjente për sot në ora 13:30 për Projektligjin për ndryshimin e Ligjit për realizimin e infrastrukturës. Projektet për ndërtimin e Rrugës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovë – Ohër, me procedurë të shkurtuar, të propozuar nga Qeveria”, thuhet në njoftimin e kabinetit të Mitreskit.

Vazhdohet afati për përfundimin e autostradës Kërçovë-Ohër deri në fund të vitit 2026, propozon Qeveria, e cila javën e kaluar në seancën e saj përcaktoi projekt-dispozitat për plotësimet ligjore për të përmbyllur aneksin e ri, të gjashtën me radhë, të marrëveshjen për ndërtim me kinezen “Sinohydro”.

“Qeveria, me propozim të Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, shqyrtoi Informatat për nevojën e miratimit të Ligjit për plotësimin e Ligjit për realizimin e projekteve infrastrukturore për ndërtimin e rrugës Milladinovc – Shtip dhe Kërçovës-Ohër, me qëllim të lidhjes së aneksit nr. 6 të kontratës për ndërtimin e autostradës, seksioni Kërçovë – Ohër, dhe përcaktoi draft dispozitat e shtesës. Me shtesat ligjore të përcaktuara, data 31 dhjetor 2026 është paraparë si afat deri në të cilin kontraktori duhet të përfundojë punimet në këtë seksion të autostradës. Shkak për shtyrjen e afatit të ndërtimit janë bërë 13 rrëshqitje të reja të shfaqura në trase, si pasojë e projektit fillestar joadekuat dhe fillimit të parakohshëm të ndërtimit të këtij seksioni”, njoftoi shërbimi për shtyp qeveritar.

Kujtojmë se, ndërtimi i autostradës ka filluar në vitin 2014 dhe afati i ndërtimit është zgjatur disa herë, janë nënshkruar 5 aneks kontrata dhe me disa prej tyre është rritur edhe çmimi. Për ndërtimin e autostradës deri më tani janë shpenzuar rreth 440 milionë euro dhe rreth 160 milionë kanë mbetur nga kredia kineze për përfundimin e autostradës. Drejtori i NP RRSh-së, Ejup Rustemi, deklaroi më 18.02.2024 se, autostrada Kërçovë-Ohër është një projekti i keq, por edhe pse i kanë shqyrtuar të gjitha mundësitë, kur të realizohet 80% e projektit, nuk ka kthim mbrapa.