Ky është polici që mbeti i vrarë në veri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një zyrtar policor ka mbetur i vrarë nga sulmeve e bandave kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër është plagosur. Klan Kosova raporton se polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë. Vritet një polic […]

Ky është polici që mbeti i vrarë në veri

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në veri të Kosovës, ku një zyrtar policor ka mbetur i vrarë nga sulmeve e bandave kriminale në fshatin Banjskë të Leposaviqit, ndërsa një tjetër është plagosur.

Klan Kosova raporton se polici i vrarë është rreshteri Afrim Bunjaku, nga fshati Samadrexhë e Vushtrrisë.

Vritet një polic i Kosovës në Veri dhe një tjetër plagoset

Për rastin ka reaguar kryeministri Albin Kurti. Ai e ka dënuar rastin tragjik, duke thënë se ky sulm u krye nga krimi i organizuar që po mbështetet nga Beogradi zyrtar.

“Ne e dënojmë këtë sulm kriminal e terrorist. Krimi i organizuar me mbështetje politike, financiare dhe logjistike nga Beogradi zyrtar po e sulmon shtetin tonë. Në këtë betejë ne mbrojmë dhe zbatojmë ligjin, mbrojmë dhe ruajmë qytetarët pa dallim dhe Kosovën e pavarur. Kriminelët ekzekutorë dhe urdhërdhënësit e tyre do të dështojnë, do të kapen, gjykohen e dënohen. Qeveria e Republikës së Kosovës dhe institucionet e shtetit janë të gatshme dhe të bashkërenduara për t’iu përgjigjur krimit dhe kriminelëve, terrorit dhe terroristëve”, ka shkruar Kurti.

Policia tregon si erdhi deri te vrasja e rreshterit: U gjuajtëm me zollë e granata

Ndërsa, presidentja Vjosa Osmani tha se kjo ngjarje është e planifikuar, orkestruar dhe ekzekutuar nga bandat kriminale serbe, teksa e quajti sulm ndaj Kosovës.

“Këto sulme dëshmojnë edhe njëherë fuqinë destabilizuese të bandave kriminale, të organizuara nga Serbia, të cilat prej shumë kohësh, siç është dëshmuar edhe me sulmet ndaj pjesëtarëve të KFOR-it, gazetarëve e qytetarëve, po synojnë të destabilizojnë Kosovën dhe rajonin. Sulmet e organizuara kundër forcave të rendit të Republikës së Kosovës janë sulme kundër sovranitetit të Republikës së Kosovës”, u shpreh Osmani.