Lajçak e O’Brien takohen në Munih, emisari i BE’së tregon çfarë kanë folur

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien. Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-n”, teksa ka pasur kritika të ashpra ndaj […]

Lajçak e O’Brien takohen në Munih, emisari i BE’së tregon çfarë kanë folur
lajcak-e-o’brien-takohen-ne-munih,-emisari-i-be’se-tregon-cfare-kane-folur

lajcak-e-o’brien-takohen-ne-munih,-emisari-i-be’se-tregon-cfare-kane-folur

Emisari i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar me Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit James O’Brien.

Ky takim vjen vetëm një ditë pasi O’Brien kishte deklaruar se “SHBA-ja nuk do ta shoh partnere Qeverinë e Kosovës nëse kjo e fundit nuk e sheh partner SHBA-n”, teksa ka pasur kritika të ashpra ndaj Qeverisë së Kosovës për çështjen e dinarit.

Në lidhje me çështjen e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe dialogun Kosovë-Serbi, Lajçak tha se me O’Brien kanë dhënë dakord për kontakt shumë të ngushtë.

Ata u takuan përpara konferencës së Sigurisë së Mynihut.

“Shkëlqyeshëm për t’u kapur me @StateEUR O’Brien përpara Konferencës së Sigurisë të Mynihut të këtij viti. Krahasuam shënimet mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor dhe perspektivat për periudhën e ardhshme. Ranë dakord të qëndrojnë në kontakt shumë të ngushtë. Faleminderit për mbështetjen e fortë të SHBA-ve në punën time”, ka thënë Lajçak.