LDK: Dekada pas përfundimit të luftës, rrëfimet e grave të dhunuara mbesin të heshtura

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se rrëfimet e grave të dhunuara mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje. Tutje, LDK ka shkruar se të mbijetuarit e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është […]

LDK: Dekada pas përfundimit të luftës, rrëfimet e grave të dhunuara mbesin të heshtura
ldk:-dekada-pas-perfundimit-te-luftes,-rrefimet-e-grave-te-dhunuara-mbesin-te-heshtura

ldk:-dekada-pas-perfundimit-te-luftes,-rrefimet-e-grave-te-dhunuara-mbesin-te-heshtura

Lidhja Demokratike e Kosovës, në Ditën e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale në luftën e fundit në Kosovë, ka thënë se rrëfimet e grave të dhunuara mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje.

Tutje, LDK ka shkruar se të mbijetuarit e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është bërë një hap për njohjen e statusit të tyre.

“Dhuna seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë, mbetet plagë e thellë për shoqërinë, si pjesë e një sërë akteve kriminale serbe të kryera në kontekstin e agresionit masiv”, shkroi LDK në Facebook.

“Edhe pas më shumë se dy dekada të përfundimit të luftës, rrëfimet nga gratë mbesin të heshtura e të mbushura me dhimbje. Të mbijetuarit e dhunës seksuale, ende përballen me stigmën e mosintegrimit në shoqëri, edhe pse është bërë një hap për njohjen e statusit të tyre”.

Por, kjo heshtje u thye nga guximi i disa të mbijetuarave, thotë LDK-ja.

“Heshtja e kësaj teme, është thyer me guximin e disa të mbijetuarave të cilat kanë ndarë historitë e tyre të dhimbshme publikisht. Si e tillë, ballafaqimi me të kaluarën asnjëherë nuk mund të jetë i drejtë, pa drejtësinë shoqërore ndaj kategorisë së të mbijetuarve”.

“Për Lidhjen Demokratike të Kosovës, kujdesi rreth mirëqenies së tyre, rehabilitimi dhe risocializimi i tyre qoftë në jetën private apo publike, mbetet obligim”.