LDK e PDK i përgjigjen Ramush Haradinajt për mundësinë e koalicioneve, ja çfarë thonë

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni qeverisës. Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo formule të bashkëpunimit ndër opozitar dhe se nuk ka ndonjë kusht ose kërkesë. Arben Gashi për ofertën e Ramush Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me […]

LDK e PDK i përgjigjen Ramush Haradinajt për mundësinë e koalicioneve, ja çfarë thonë
ldk-e-pdk-i-pergjigjen-ramush-haradinajt-per-mundesine-e-koalicioneve,-ja-cfare-thone

ldk-e-pdk-i-pergjigjen-ramush-haradinajt-per-mundesine-e-koalicioneve,-ja-cfare-thone

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ditë më parë deklaroi se mbetet i hapur për bashkëpunim me opozitën, për mundësinë e ndonjë koalicioni qeverisës.

Haradinaj tha se është i gatshëm për çfarëdo formule të bashkëpunimit ndër opozitar dhe se nuk ka ndonjë kusht ose kërkesë.

Arben Gashi për ofertën e Ramush Haradinajt: Nuk bëjmë koalicion me asnjë prej partive parlamentare

Deputeti Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës tha për Front Online se e falënderon Haradinajn për dëshirën e shprehur, por LDK nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare.

“Lidhja Demokratike e Kosovës nuk bënë koalicion me asnjë prej partive aktuale parlamentare. E falënderoj shumë Haradinaj për dëshirën e shprehur, por LDK i ka qëllimet e qarta që nuk hap koalicion parlamentar”, tha Gashi për Front Online.

Gjoshi i PDK-së i përgjigjet AAK-së: Nuk favorizohen koalicionet parazgjedhore

Lidhur deklaratën e Ramush Haradinajt për gatishmërinë e tij për koalicion, Betim Gjoshi nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës tha për Front Online se e fton deputetin Haradinaj që t’i bashkohet kërkesës së kësaj partie për me ia shkurtu mandatin kësaj Qeverie përmes shpërndarjes së Kuvendit

“Ne si parti Demokratike siç e keni parë, jemi e vetmja parti që jemi duke kërkuar zgjedhje. Zotri Haradinaj është mirë t’i bashkohet kërkesës tonë për me ia shkurtu mandatin kësaj Qeverie përmes shpërndarjes së Kuvendit”, tha Gjoshi për Front Online.

Gjoshi tha se në Kosovë nuk favorizohen koalicionet parazgjedhore ndërsa për koalicionet paszgjedhore vendosin organet e partisë, dhe është çështje që i takon kohës së duhur.

“Ne e kemi kandidatin tonë për kryeministër që do të garojmë për zgjedhje. E di që në Kosovë nuk është që favorizohen koalicionet parazgjedhore ndërsa për koalicionet paszgjedhore vendosin organet e partisë. Ne si parti gjithmonë kemi ditë që të ndërtojmë një qeverisje të mirë dhe do të mundohemi që me ata partnerë që garantojnë cilësi qeverisëse dhe kanë ekipin më të mirë, me ta edhe do të ndërtojmë Qeverinë. Si parti jemi të interesuar që përmes kandidatit tonë shumë të mirë të shënojmë rezultat i cili na nxjerrë si parti fituese. Mandej, pjesa tjetër e koalicioneve është çështje që i takon kohës së duhur”, tha Gjoshi për Front Online.