Lista Serbe i reagon Hovenerit: Politikën tonë e vendosim vetë jo nga diktimi i ShBA-së

Lista Serbe i ka reaguar, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier-it. Ku i ka kanë pretenduar se ata politikat e tyre i vendosin sipas interesit qytetarë dhe jo sipas diktimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. “Politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur autoritetet e Listës Serbe duke respektuar interesat e qytetarëve tanë, […]

Lista Serbe i reagon Hovenerit: Politikën tonë e vendosim vetë jo nga diktimi i ShBA-së
lista-serbe-i-reagon-hovenerit:-politiken-tone-e-vendosim-vete-jo-nga-diktimi-i-shba-se

lista-serbe-i-reagon-hovenerit:-politiken-tone-e-vendosim-vete-jo-nga-diktimi-i-shba-se

Lista Serbe i ka reaguar, Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier-it. Ku i ka kanë pretenduar se ata politikat e tyre i vendosin sipas interesit qytetarë dhe jo sipas diktimit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Politikën tonë gjithmonë e kanë vendosur autoritetet e Listës Serbe duke respektuar interesat e qytetarëve tanë, dhe jo nga diktimi i askujt, dhe se kështu do të vazhdojë të jetë. Si në Uashington, ashtu edhe në Prishtinë, në cilindo qytet të botës apo para ndërtesave komunale me qytetarët e tyre në mënyrë paqësore dhe demokratike, gjithmonë do të luftojmë pre të drejtat e popullit”, thuhet në komunikatën e Listës Serbe.

Më tej ata kanë thënë se nuk janë duke arritur që t’i kuptojnë deklarata e ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier-it.

“Duke analizuar deklaratën e ambasadorit amerikan në Kosovë Jeff Hovenier, njeriu krijohet përshtypja se pas vizitës se delegacionit të Listës Serbe në Uashington i duhej të gjykonte publikun në Prishtinë, gjë që nuk mund ta kuptojmë fare”.

“Përfaqësuesit e Listës Serbe kudo që janë, dhe këdo që takojnë do të përfaqësojnë gjithmonë interesat e popullit serb, sepse është detyrë e jona ndaj qytetarëve që mbështesin partinë tonë”, kanë përfunduar komunikatën e tyre duke pretenduar Lista Serbe.