Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të PDK’së. Ai ka përgëzuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, që e ka propozuar Bedri Hamzën për kryeministër. Lladrovci ka përgëzuar edhe Hamzën që “në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merr përsipër […]

Lladrovci për Hamzën: Kandidaturë e kompletuar, gëzon respektin e përkrahjen edhe nga aleatët tanë historikë
lladrovci-per-hamzen:-kandidature-e-kompletuar,-gezon-respektin-e-perkrahjen-edhe-nga-aleatet-tane-historike

lladrovci-per-hamzen:-kandidature-e-kompletuar,-gezon-respektin-e-perkrahjen-edhe-nga-aleatet-tane-historike

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka postuar fjalimin që ai ka mbajtur sot në mbledhjen e Këshillit të Drejtues të PDK’së.

Ai ka përgëzuar kryetarin e PDK’së, Memli Krasniqin, që e ka propozuar Bedri Hamzën për kryeministër. Lladrovci ka përgëzuar edhe Hamzën që “në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merr përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi”.

“E mora fjalën, të japë dy tri vlerësime shumë pozitive, të jap përkrahjen e plotë për Kryeministrin tonë, dhe t’ju ftoj të mos i përsëritni gabimet e zgjedhjeve të kaluara lokale. Ju përgëzoj miku im, Memli, për vendimin e propozimit për Kryeministër të Bedri Hamzës. Shembulli Juaj, dëshmon përkushtimin partiak, njëherësh modestinë dhe devotshmërinë për të çuar kauzën e partisë së lirisë, partisë së çlirimit, Partinë Demokratike. Dua ta përgëzoj Bedri Hamzën që në këtë devalvim të plotë aktual ekonomik, e merrni përsipër perspektivën dhe zhvillimin e këtij vendi.”

Lladrovci ka thënë se kandidatura e Bedri Hamzën është e kompletuar, me përvojë, me aftësi të dëshmuar dhe sipas tij gëzon përkrahje nga aleatët historikë.