Makshana për Blerim Isufajn: Propozimi i njëjtë i KPK-së tregon joprofesionalizëm dhe është humbje kohe

“Përsëritja e sërishme e propozimit të emrit të njëjtë nga KPK përveç që nuk parashihet ligjërisht në të njëjtën kohë është edhe humbje kohe dhe kjo tregon për qasjen joprofesionale të vet Këshillit në raport me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana. Makshana […]

Makshana për Blerim Isufajn: Propozimi i njëjtë i KPK-së tregon joprofesionalizëm dhe është humbje kohe
makshana-per-blerim-isufajn:-propozimi-i-njejte-i-kpk-se-tregon-joprofesionalizem-dhe-eshte-humbje-kohe

makshana-per-blerim-isufajn:-propozimi-i-njejte-i-kpk-se-tregon-joprofesionalizem-dhe-eshte-humbje-kohe


“Përsëritja e sërishme e propozimit të emrit të njëjtë nga KPK përveç që nuk parashihet ligjërisht në të njëjtën kohë është edhe humbje kohe dhe kjo tregon për qasjen joprofesionale të vet Këshillit në raport me zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit”, ka thënë hulumtuesi i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi, Lavdim Makshana.

Makshana për Front Online ka thënë që KPK duhet të shpallë konkursin që të zgjedhet emri i ri për Kryeprokuror të Shtetit.

Ai tha që emri për këtë pozitë duhet të dalë nga një proces transparent, e i pakontestuar.

“Në këtë situatë, pas njoftimit të Presidentes, KPK duhet të shpallë konkursin e ri për Kryeprokuror të Shtetit dhe të zhvillojë një proces meritor dhe transparent, nga i cili proces del emri i Kryeprokurorit të ri të Shtetit. Deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit, ushtruesi i detyrës ka të gjitha kompetencat të cilat i ka Kryeprokurori i Shtetit. Sidoqoftë, është shumë e rëndësishme që Prokurori i Shtetit të ketë një Kryeprokuror të emëruar me mandat të rregullt. Mirëpo, përkundër kësaj më e rëndësishme është që emri për Kryeprokurorin e ri të Shtetit të dalë nga një proces që nuk është i kontestuar”, ka thënë ai për Front Online.

Kur KPK-ja pati përzgjedhur emrin e Blerim Isufajt për Kryeprokuror të Shtetit, zhgënjim me procesin e përzgjedhjes kanë shprehur BE-ja, Gjermania dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si dhe disa organizata joqeveritare që mbikëqyrin institucionet e drejtësisë në Kosovë.

Sipas tyre, procesi nuk ka qenë as i drejtë, as objektiv apo transparent.

Kryeprokurorit paraprak të Shtetit, Aleksandër Lumezi, i ka skaduar mandati më 21 prill 2022.

Besim Kelmendi është ushtrues i kësaj detyre dhe ka kompetencat e plota të Kryeprokurorit të Shtetit.